Një paketë financiare e superlativave kundër krizës financiare të bankave të SHBA
22 Shtator 2008Ndryshimi midis një klienti banke që ka vështirësi të paguajë borxhet dhe një banke të madhe që është në të njëjtën gjendje është: banka është shumë e madhe, për t'u lejuar të falimentojë. Një bankë mund të llogarisë në rast dyshimi ndihmë- ose një dimension të ri- i gjithë sektori bankar. Kështu që këtë fundjavë, ekspertë të ministrisë amerikane të financave, të bankës së bankënotave dhe të kongresit punuan në një plan, në bazë të të cilit qeveria do t'u blejë instituteve financiare të gjitha kreditë e pasiguruara, të cilat i prishin bilancet. Qeveria i ndihmon bankat, ndonëse ato e kanë futur vetë veten në rrugë pa krye. Dhe meqenëse për të realizuar shpëtimin do të nevojiten taksa, presidenti Xhorxh Bush shpjegoi në fjalimin e tij javor në radio se pse janë të nevojshme ato:
"Qeveria vepron, për ta mbrojtur shëndetin ekonomik të vendit tonë nga një rrezik serioz. Vërtet që sistemi i sipërmarrjeve të lira bazohet në bindjen, se qeveria do të ndërhyjë vetëm në rast emergjence në tregje. Por gjendja që të vë në mendime e tregjeve financiare dhe rëndësia e tyre për përditshmërinë e qytetarëve jo vetëm e justifikon këtë ndërhyrje, por e bën e atë të nevojshme."
Kjo ndërhyrje pritet të kushtojë 700 miliardë dollarë- me këtë shumë qeveria gjermane mund të përballonte buxhetin e përgjithshëm vjetor për një vit e gjysmë. Megjithatë, takspaguesi amerikan pagoi edhe më parë 200 miliardë dollarë për bankat e pasurive të patundshme, Fanny Mae dhe Freddie Mac, dhe ka dhënë garanci me 85 miliardë dollarrë të tjera për koncernin e sigurimeve AIG, kështu që që tani shuma ka arritur bilionin.
Paketa e re e shpëtimit për kreditë e pasiguruara do të shkojë sot (22.09) si projektligj në Kapitol, dhe do të ketë marrë aprovimin deri të premten nga deputetët e kongresit. Për dy vjet më radhë, qeveria amerikane ua blen sa më lirë që të jetë e mundur kreditë që nuk shiten. Të liruara nga një barrë e tillë, bankat mund të bëjnë sërish bilance solide, t'i huazojnë sërish para njëra-tjetrës dhe të shpërndajnë kredi.
Presidenti Bush shpreson që me këtë program dhe me miliardat e taksave, të jetë në gjendje ta frenojë krizën:
"Këto masa kërkojnë tepër shumë dollarë nga taksapaguesi. Por unë jam i sigurtë se ky angazhim i guximshëm do t'u kushtojë familjeve amerikane më pak se alternativa. Shtimi i presionit ndaj tregjeve financiare do të sillte humbje masive vendesh pune, shkatërrim të fondeve për pensionet, çmime në rënie pingul të pasurive të patundshme dhe ndalim kredish për shtëpitë, automjetet dhe taksat e studimit."
Por hë për hë, qeveria vetëm mund të shpresojë se ky program ndihmash prej miliardash do ta përmirësojë gjendjen.