Një person në SHBA kryen vrasje në një kishë
13 Gusht 2007Reklamë
Një person i armatosur ka vrarë tre vetë dhe ka plagosur katër të tjerë në një kishë në shtetin federal amerikan, Missouri. Në fund keqbërësi mori peng 25 persona të tjerë, që ndodheshin në kishë, përpara se t í dorëzohej policisë dhe të arrestohej. Shkak i aktit të përgjakshëm ishte një grindje e tij me një familje, që merrte pjesë në meshë, shpjegoi një zëdhënës i policisë.