Nga Rini në Kinë - një arkitekt gjerman planifikon qytetet kineze
23 Korrik 2004
Manfred Siry nuk u hamend fare kur lexoi shpalljen në gazetën "Die Zeit". Edhe gjatë kohës së studimit ai kishte dëshirë të punonte jashtë vendit. Mirëpo, nga ajo kohë kanë kaluar 20 vite dhe pikërisht atëherë kur nuk e priste, i rastisti të lexonte shpalljen në gazetën e përmendur ku kërkohej një arktikt për plan qytetesh, që ishe shpallur me ndërmjetësimin e "Qendrës për Migrimin dhe Zhvillim Ndërkombëtar" Manfred Siry, konkurroi per vendin e punës dhe e fitoi atë. Iu desh një kohë deri sa e bindi punëdhënësin e tij ta lironte nga puna për dy vjet. Pas kësaj ai la punën si arkitekt për planifikim të qytetit në Hyrt dhe përgatiti valigjet. Ka mëse gjashtë muaj që ai tash rri ulur në tavolinën e tij në vendin e ri të punës në "Insitutin për Planifikim të Qytet" të Universitetit Çongçing. Gjysma e pagës së tij paguhet nga paratë gjermane për vendet në zhvillim.
Zyra e tij udhëheq me planet e ndërtimit në të gjithë Kinën perëndimore. Një nga projektet më të mëdha realizohet në afërsi të qytetit Hanyuan. Aty qeveria po ndërton një digë hidrocentralimbi lumë. Si rezultat i ngritjes së nivelit të ujit, do të përmbyten disa vendbanime, prandaj një numër i madh banorësh duhet të shpërngulen. Për banorët që do të shpërngulen po ndërtohen qytete të reja. Në planet për ndërtimin e tyre po merr pjesë edhe arkitekti gjerman Manfred Siri. Qyteti i ri që po ndërtohet në afërsi të Hanyuanit do të ketë 100.000 banorë. Për Sirin kjo punë ka një dimension krejt të ri. Në Gjermani ai deri më tani ishte marrë me shtëpi që ndërtohen në kolonë, njëra pas tjetrës. Një dallim tjetër nga Gjermania është tempo enorme me të cilën ndërtohen shtëpitë në këto qytete kineze thotë arkitekti gjeramn Manfred Siry:
"Mund të ndodhë që të bëhet një thirrje telefonike për projektin dhe ai duhet të bëhet gati brenda dhjetë ditësh. Dhe pastaj punohet natën e ditën dhe projekti bëhet gati ashtu si është porositur, brenda dhjetë ditesh."
Megjithatë, tempo e lartë e punës ka cmimin e vet. Jo rrallë nga shtëpitë e ndërtuara pak kohë më pas fillojnë të dëmtohen fasadat. Nganjeherë duhet prishur i tërë kati i një shtëpi, terasa, apo kulmi sepse nga shpejtësia herë pas here punët bëhen shkel e shko. Kështu fjala vjen një plan i arsyeshëm i rrugëve bëhet tek pasi të jenë ndërtuar shtëpitë. Të gjitha këto nga nxitimi, kurse ndodh që qendrat tregtare apo rrokaqiejtë të ndërtohen në hapsirat e planifkuara më parë për gjelbrim.
Siry përpiqet që gjatë punës të influencojë me përvojën e tij nga Gjermania. Kontrata e tij mbaron pas një viti e gjysmë. Çfarë do të ndodhë pastaj, ai ende nuk e ka të sigurtë. Pa problem Siry do të ketë mundësi të kthehet përsëri në vendin e tij të mëparshëm të punës në Nordrhein Westfalen. Megjithatë, çështja është nëse Siry do të arrijë që pas punë në Kinë, ku ka fituar shprehi të reja të adoptohet përsëri në vendin e mëparshëm të punës. Ai tani Gjermaninë e shikon me një tjetër sy:
"Edhe më tej mbaj kontekte me kolegët e mi të vjetër. Ata më tregojnë se nganjeherë ka zënka për lartësinë fjala vjen të një gardhi, apo ngjyrën e tij, duhet të jetë i gjlebër apo i kaltër. Për kinezët kjo ëhtë një imtësi. Prandaj, do të jetë problem që pas kthimit në Gjermani gjërat e tilla të vogla t´i merrë përsëri si sirioze."