Ngërç politik në Tiranë: Opozita pa kanditaturë presidenciale
27 Qershor 2007Sot në Tiranë pritet të zhvillohet raundi i dytë i votimit në parlament, për zgjedhjet e presidentit të ri. Por opozita nuk ka paraqitur ende asnjë kandidat, që është në kundërshtim me marrwveshjen e arritur para pak kohësh me maxhorancën, për të mos kushtëzuar kandidaturat. Kreu i socialistëve Edi Rama, e kushtëzoi dje paraqitjen e kandidaturave me pranimin nga maxhoranca të heqjes dorë nga kandidati i saj zyrtar, Bamir Topi. Mirëpo duket se esenca e mosparaqitjes së kandidaturës, është mospajtimi në krahun e majtë politik, për një kandidaturë të përbashkët. Sidoqoftë, aktualisht ekziston vetëm kandidatura zyrtare e kandidatit të krahut të djathtë politik, Bamir Topit. Qëndrimi i opozitës sipas të gjitha gjasave, do të bëjë që të dështojë edhe raundi i dytë i debatit në parlament. Në qoftë se presidenti nuk zgjidhet as pas votimit të pestë, duhet të shkarkohet parlamenti dhe të mbahen zgjedhjet e parakohshme.