Ndryshim në politikën amerikane. Kondolesa Rais do të dëshmojë para komisionit të paravarur amerikan për ngjarjet e 11 shtatorit
31 Mars 2004
Shtëpia e Bardhë kishte refuzuar deri më tani dëshminë e Kondolesa Rais, mbështetur në faktin se këshilltarët e presidentit sipas kushtetutës janë të liruar nga detyrimi i dëshmimit. Në ditët e fundit rritja e presionit në opinionin publik amerikan ndaj Rais, bëri që Xhorxh Bush të ndryshonte mendimin.
Ka ndodhur rrallë që presidenti amerikan Bush të nënshtrohet para presionit të opinionit publik. Por stuhia e opinionit publik qe shkaktoi refuzimi i dëshmisë nga ana e këshilltares për sigurinë Kondolesa Rais, e rrezikonte mjaft Bushin. Tani shefi i seksionit juridik të Shtëpisë së Bardhë i ofron komisionit të pavarur, që Rais nën betim të flasë publikisht para këtij komisioni, se çfarë dinte qeveria e Xhorxh Bushit lidhur me paralajmërimet para ngjarjeve të 11 shtatorit. Me qëllim që Rais, e cila mbahej fort pas privilegjit të këshilltares së presidentit, te ruajë imazhin e saj, komisioni do të premtojë dy gjëra: Së pari dëshmia e Rais nuk duhet të kthehet në rast precedent në të ardhmen dhe së dyti asnjë zyrtar tjetër i qeverisë amerikane nuk do të merret më në pyetje nga komisioni.
Para dhjetë anëtarëve të komisionit do të ulet edhe Presidenti Bush dhe zëvendëspresidenti Dick Ceni, këto seanca do të jenë veçse jopublike.
Senatori demokrat për Nju Jorkun, çarl Shumer e përshëndeti vendimin e qeverisë amerikane:
"Unë shpresoj që Kondolesa Rais të bëjë dëshmojë në mënyrë të plotë, madje të vërtetën. Synimi i komisionit nuk është vënia e fajit, këtij apo atij personi por gjetja e gabimeve."
Megjithatë tema e 11 shtatorit në këtë vit zgjedhjesh ofron mjaft material eksplosiv. Përsa i përket 11 shtatorit amerikanët nuk të lënë të bësh shaka. Dhe secili që të le të kuptosh se fsheh diçka lidhur me këtë temë luan një lojë mjaft të rrezikshme. Pikërisht kjo përshtypje krijohej, kur Rais refuzonte daljen para komisionit, ndërkohë që ish koordinatori për luftën antiterror Riçard Klark u shpreh para këtij komisioni javën e shkuar, se qeveria amerikane dhe veçanërisht këshilltarja Kondolesa Rais i kanë injoruar paralajmërimet për një atentat të Al Kaidës para 11 shtatorit. Rais i cilësoi dëshmitë e Klarkut si jo të besueshme. Por tanimë është pikërisht ajo që duhet të provojë besueshmërinë e saj dhe madje të qeverisë amerikane.