Në Ukrainë fitojnë Partitë e refomuara properëndimore
1 Tetor 2007Në zgjedhjet paralmentare në Ukrainë, Partia pro perëndimore e udhëheqëses së opozitës, Julia Timoschenko, ka dalë forca më e fuqishmë që ka marrë më shumë vota se të gjithë partitë e tjera. Blloku i Timoschenkos, sipas Komisionit qëndror të zgjedhjeve në Kiev, ka fituar rreth 33 përqind të votave. Partia e qeverisë së kryeministrit të Rusisë, Viktor Janukoviç (Viktor Janukowitsch), ka arritur të fitojë 30 përqind të votave dhe Partia "Ukraina jonë" e presidentit, Viktor Jushçenko (Viktor Juschtschenko) ka fituar gati 16përqind të votave. Fitorja e Bllokut pro perëndimor pas numërimit të votave dhe rezultateve të para është tashmë e sigurtë. Timoschenko njoftoi se sot do të fillojë nga puna për formimin e një koalicioni qeveritar me Partinë "Ukraina jonë". Votuesit në Ukrainë votuan të dielën për parlamentin e ri, me zgjedhje të parakohshme që synoin t’i japin fund bllokimit të procesit politik. Presidenti pro-perëndimor Viktor Jushçenko i shpalli zgjedhjet në përpjekje për t’i dhënë fund luftës për pushtet mes tij dhe kryeministrit pro-rus Viktor Janukoviç.