Në rrugët e Berlinit me biçikleta bambuje
3 Maj 2013Ndërkohë që pret një copë të gjatë bambuje, Dan Vogel-Essex shpjegon se pse druri i bambusë është perfekt për të ndërtuar biçikleta. "Bambuja është një material i mrekullueshëm. Kjo në të gjitha aspektet. Është dru por pothuajse ka fortësinë e çelikut dhe është shumë i lehtë. Është i ngurtë, por cilësia kryesore është se minimizon vibracionet”, thotë ai.
Vogel-Essex është një dizajner dhe një nga ortakët e kompanisë is Ozon Cyclery, që drejton projektin e biçikletave prej bambuje. Gjatë tre viteve të fundit ai dhe orataku i tij Stefan Brüning kanë përmirësuar teknikat e tyre të ndërtimit të biçikletave prej bambuje.
Në një punishte të vogël në oborrin e një stacioni të vjetër trenash sheh shumë dru bambuje dhe mjete të tjera të cilat u nevojiten atyre për të ndërtuar biçikletat. "Në asnjë vend nuk kishte ndonjë manual për ndërtimin e biçikletave prej bambuje, prandaj duhet ta krijonim vetë”, thotë ai. Sot ata mund të ndërtojnë çdo lloj biçiklete prej bambuje, duke nisur nga ato për terrene të vështira deri tek ato për gara.
Sa me i gjerë, aq më mirë
Brüning dhe Vogel-Essex zbuluan se bambuja tigër është një lloj shumë i mirë bambuje për të prodhuar trupa biçikletash. Një vegël e veçantë përdoret për t'i dhënë formë preçize tubit prej druri të bambusë. Vogel-Essex dhe Brüning përmes provave të shumta dolën në përfundimin se tubat e bambusë për biçikleta duhet të kenë një diametër nga 40 deri në 70 milimetera për një perfarmancë sa më të mirë.
Vogel-Essex thotë se diametri i tubave të bambusë duhet të jetë më i gjerë se ai i tubave standartë prej çeliku. "Nga të gjithë testet që ne kemi kryer me drurin e bambusë ka qenë problemi i fleksibilitetit, gjë që është edhe pozitive. Por zgjidhja ishte shumë e thjeshtë, tubi duhet të ishte më i gjerë.”
Bërja bashkë e tubave është pjesa më e vështirë e ndërtimit të një biçikilete prej bambuje, por ata ia arritën të bëjnë edhe një gjë të tillë. Tubat e bambusë u lidhën me spango prej kërpi të lyer me rrëshirë, ndërkohë në biçikletat normale përdoren pjesë metalike.
"Ne jemi duke mësuar nga natyra. Natyra krijon tubat pothuajse në mënyrë perfekte. Ne bëjmë bashkimin e pjesëve po aq mirë sa edhe tubat“, thotë Vogel-Essex. Për të prodhuar një biçikletë prej bambuje duhen 30 deri në 40 orë pune. Por çfarë ndodh nëse përplaseni me të? Do të thyhet bambuja? Brüning thotë se tubi i bambusë natyrisht që mund të thyhet, por ta rregullosh është shume e lehtë më pas. "Edhe nëse tubi kryesor është i thyer ju mund të ngisni sërish biçikletën. Më pas, pasi të shkoni në shtëpi mund ta ngjsini shumë lehtë”, shpjegon ai.
Kërkesë në rritje
Postieri që përdor biçcikletën Marc Brockmann ka vizituar disa herë punishten e dy djemve në përpjkeje për të ndërtuar biçikletën e tij të bambusë. Si dikush që duhet të ngasë çdo ditë biçikletën ka disa gjëra që e bëjnë tërheqës bambunë thotë ai.
"Unë nuk dua ta ble një biçikletë tjetër dhe mendoj se është më e rehatshme se një biçikletë alumini. Mendoj se ka më shumë fleksibilitet dhe troshënditje minimale”, shpjegon Brockmann, duke shtuar se janë të shumtë kolegët e tij që duan të provojnë biçikletën prej bambuje.
Vogel-Essex thotë se biçikletat e bambusë janë duke u kërkuar gjithnjë e më shumë, por shton se ato nuk duhet të prodhohen në masë. Ai dhe Brüning shpresojnë që teknika e tyre e prodhimit të biçikletave prej bambuje të merret edhe nga të tjerët. "Të gjithë thonë se çeliku është materiali më i mirë për të ndërtuar një biçikletë, por për mua është bambuja”, thotë Vogel-Essex.