160109 Grüne Woche
16 Janar 2009Ai që e viziton bën si të thuash një udhëtim nëpër mënyrat e gatimit të botës. Por edhe politikanët për çështjet bujqësore vijnë këto ditë në Berlin, Java e gjelbër quhet si të thuash një „Davos i bujqësisë“. Pra kur në mesin e Berlinit pëllitet, kukuriset dhe mjaullitet është java e gjelbër. Panairi me traditë, i cili nisi për herë të parë 1926 është sot një panair ndërkombëtar dhe një nga aktivitetet më të rëndësishme në Gjermani. Kjo në njërën anë ka të bëjë me ofertën kulinarike, që orientohet gjithnjë e më shumë nga të ushqyerit e shëndetshëm. Aty ka edhe oferta më ekzotike, si gulash kanguri nga Australia.
Vlera politike e javës së gjelbër
Për Christian Gëke, drejtues ekzekutiv i panairit të Berlinit, ka rëndësi edhe vlera politike e javës së gjelbër. Panairi krahasohet ndërkohë me forumin ekonomik botëror në Davos, meqënëse në Berlin priten 30 ministra bujqësie si dhe 1000 ekspertë për bujqësinë dhe të ushqyerin.„Grüne Woche këtë vit do të mbledhë përfaqësues nga i gjithë zinxhiri i industrisë agrare dhe në një nivel më të lartë se kurrë më parë. Këtë vit do të përpiqemi, që të bëjmë të qartë edhe kontekstin global të kësaj industrie.“ Tema kryesore e panairit është ushqimi në botë.
Si mund të garantohet me rezerva të kufizuara që njerëzimi të ketë ushqim të mjaftueshëm në vitet dhe dhjetëvjeçarët e ardhshëm?
Kjo pyetje është e rëndësishme për Jürgen Abraham, kryetarin e shoqatës federale të industrisë ushqimore gjermane.„Më duket shumë e arsyeshme dhe të rëndësishme për të bërë diçka të tillë. Sidomos duke patur parasysh se afro një miliardë njerëz vuajnë ende nga uria. Bujqësia gjermane dhe industria ushqimore është në gjendje, që të japë këtu një kontribut, në reduktimin e urisë. Ne vetëm duhet të arrijmë atje. Ne duhet të ndihmohemi. Teknika jonë bujqësore dhe gjithçka që bëjmë në bujqësinë gjermane dhe atë evropiane mund të kontribuojë edhe këtu. Dhe edhe për këtë shërben ky forum, që ne të veprojmë dhe të jemi aktiv këtu“
Industria ushqimore gjermane eksporton megjithatë më shumë produkte si Know-How. Vitin e kaluar vetëm eksporti agrar u rrit me 15 përqind. Një ndër pesë euro aplikohet në bizneset në vendet e huaja.