Në prag të Samitit të BE, Merkel takon Kaczynskin
13 Tetor 2007Reklamë
Pak ditë para Samitit të BE-së në Lisbon , kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i Polonisë Leh Kascinski(Lech Kaczynski) u takuan edhe një herë në Berlin për tu konsultuar mbi pikat e diskutueshme lidhur me reformat e planifikuara për projekushtetutën e Bashkimit Europian.Takimi u zhvillua me inisiativën e palës polake.Polonia kishte kërkuar shpesh herë një përmirësim të marëveshjes për kushtetutën e re .Ndër të tjera qevria në Varshavë është përpjekur për të futur edhe një klauzolë , sipas së cilës pakica mund të bllokonte vendimet e marra nga shumica në Bashkimin Europian.Pas bisedimeve në zyrën e kancelarisë në Berlin, Merkel foli me besim se në Samitin e Lisbonës do të arrihet një marrëveshje.