Në Gjermani fillon përdorimi i formës së aplikimit anonim për vendet e punës / Një retrospektivë dhe vështrim për politikën energjitike në botë
26 Nëntor 20101. Me qëllim që të huajt, njerëzit në moshë, dhë nënat me fëmijë të mos diskriminohen kur kërkojnë punë, firmat dhe administrata të ndryshme në Gjermani po përdorin formën e aplimikimit anonim. Të enjten(25.11) ka nisur të zbatohet projekti pilot i aplikimeve anonime. Monica Dittrich.
3. Gjithnjë e më shumë, më vështirë, më shtrenjtë: për të nxitur nxjerrjen e naftës, bartësit numër një të karburanteve fosile, nuk rrezikojnë vetëm koncernet e naftës si British Petrolium, por edhe shtetet industriale. Nafta e arritshme lehtë është në përfundim e sipër. Çka ndodh nëse kalohen kufinjtë e mundësive teknike tregoi këtë vit katastrofa shkatërrimtare e naftës pas havarisë në platformën "Deepwater Horizon" në Gjirin e Meksikës. Pavarësisht se ku, në Gjirin e Meksikës, në Delta të Nigerisë apo në platformat e nxjerrjes së naftës në Kanada: jo rrallë dëmet ambientale janë çmimi i lartë që duhet paguar për "arin e zi". Energjia bërthamore duket të mos jetë alternativa reale: edhe pse qeveria gjermane ka vendosur vazhdimin e kohës së punës për reaktorët gjermanë ende në botë nuk ka ndonjë vend për deponimin përfundimtar të mbeturinave atomike. Kështu që energjia e ripërtëritshme është e pashmangshme edhe pse bota e ka të vështirë të pajtohet me ndryshimin e politikës energjitike. Një retrospektivë dhe vështrim nga Helle Jeppesen.