Mespërmes shkretëtirës - Shoqata e inxhinierëve Leser dhe Feilzmajr planifikon naftësjellësin më të madh në botë
3 Dhjetor 2004Firma fitoi emër në mbarë botën duke u angazhuar në projekte mjaft ambicioze: kështu kjo firmë ka planifikuar tunelin e alpeve përmes Arlbergut, ka marrë pjesë në ndërtimin dhe konstruktimin e një sërë linjash të gaz e naftësjellësit në Lindjen e Mesme si dhe në konstruktimin e tunelit nënujor të Lamanshit në Britaninë e Madhe. ILF qëndron tashmë përkrah gjigandit amerikan Bechtel. Në fund të fundit i gjithë aktiviteti nisi me amerikanët 35 vjet me parë me porosinë për naftësjellësin në linjën Trieste Ingolshtad tregon, Adolf Feilzmajr i lindur në Austri: "Ky ishte një naftësjellës i vërtetë. Edhe sot e kësaj dite kjo linjë konsideorhet si një vepër mjaft e mirë teknike. Eshtë një tubacion me diametër 1 metër dhe është ndërtuar për të furnizuar me naftë rafinerinë e Bavarisë. Edhe sot linja është në funksionim, dhe ky projekt është një histori e suksesit teknik. Flitet shumë shpesh për aksidente me naftën, por linja transalpine ka transportuar deri më sot 80 milionë ton naftë dhe nuk ka pasur asnjë aksident."
Asnjë sfidë nuk i duket aq e madhe Adolf Feilzmajrit. Përkundrazi, sa më delikate problemet teknike aq më mirë thotë ai, sepse kështu shtohen shanset që firma të fitojë tenderin. Në të dyja selitë në Mynih dhe Insbruk si dhe në rreth 20 filiale firma ILF ka 600 punonjës në mbarë botën.
Duke na hapur hapur një hartë mbi tryezë Adolf Feilzmajr tregon dy linja një të kuqe dhe një blu që gjarpërojnë përmes zonave malore e luginave. Ky është projekti më i rëndësishëm thotë ai. Këto dy linja kalojnë nga Deti Kaspik në Azerbajxhan, përmes Gjeorgjisë deri në Mesdhe, në Turqi. Fjala është për projektin më të madh deri më sot në botë për ndërtimin e një naftësjellësi nga kryeqyteti i Azerbajxhanit Baku, nëpër Tbilis deri në portin mesedhetar të Turqisë, Cejan. Feilzmajr: "Ne kemi përfunduar planifikimin e kësaj linje nga Bakuja në Cejan dhe ky është naftësjellësi më i madh në botë deri më sot. Janë gjithsej 1760 km, dhe firma jonë ka bahskëpunuar me sukses në planifikimin e pjesës turke të linjë 1070 km. Tubacioni ka një diametër mbi 1 metër. Eshtë një investim prej 1,4 miliardë dollarë dhe ky është i gjithi planifikimi i firmës ILF."
Nafta do të nxirret nga thellësia detare 2800 metra, në mes të një zone sizmike të Anadollit, e pompa duhet të funksionojë qoftë ngricë apo borë në dimër. Duke filluar nga Maji i vitit 2005 cdo ditë duhet të rjedhin 1 milionë barrel naftë bruto nëpër tubacionet e kësaj linje.
Në fund të viteve 70 në Arabinë Saudite u ndërtuan në masë impiante për ckripëzimin e ujit të detit. Kjo sasi uji duhej të arrinte tek konsumatorët në shtetin e shkretëtirës. Firma Feilzmajr dhe Leser ishte e pranishme: "Asokohe në vitin 1977 ne fituam tenderin për projektin e sistemit të transportimit të ujit në Riad. Mendoj, se ky është sot tubacioni më i madh ne botë që funksionon qysh prej 20 vjetësh dhe cdo ditë përcjell 830.000 metra kub ujë nga Gjiri Persik për në Riad."
Nuk është vetëm cmimi ai që tërheq porositë, thotë Feilzmajr. Cilësia luan një rol të madh në këto projekte. Edhe në tenderat e Bankës Botërore cilësia është kriteri vendimtar dhe firma ILF shpesh herë kryeson në këtë dreitm. Biznesi i Feilzmajr dhe Leser lulëzon. Edhe në të ardhmen Feilzmajr sheh shanse të mira për ekonominë gjermane sa i përket eksportimit të përvojës në teknikën e linjave përcjellëse të naftës, gazit apo ujit.