Merkel: Të respektojmë së bashku rregullat e lojës
27 Gusht 2007Qiell i kthjellët shtrihej mbi sheshin Tiananmen në Pekin kur në limuzina e kancelares Merkel kaloi fiks në orën 9:30 para Pallatit të Popullit. Kryeministri kinez, Ven Zhiabao e priti Merkelin me të gjitha nderimet ushtarake - himnin kombëtar dhe 19 të shtëna përshëndetjeje.
Më pas Merkel dhe kryeministri Ven Zhiabao u tërhoqën për një orë bisedimesh kokë më kokë. Në konferencën e shtypit kryeministri kinez ishte mjaft i preokupuar për të kundërshtuar përshtypjet se marrëdhëniet gjermano-kinezo janë keqësuar nën qeverisjen e Merkelit. "Unë dua t'ju them mjaft hapur, që ka pasur vërtet ndryshime. Por marrëdhëniet janë përmirësuar dhe nuk janë keqësuar."
Marrëdhëniet duket se janë kaq të shkëlqyera saqë gazeta kineze në anglisht "China Daily" krahas një kronike dhe komenti për vizitën e Merkelit botoi edhe një shtojcë ekstra mbi 35 vjetorin e marrëdhënieve bilaterale. Gazetat e tjera në gjuhën kineze nuk i kushtuan ndonjë vëmendje vizitës së Merkelit.
Kancelarja Merkel nga ana e saj lëvdoi bashkëpunimin me Ven Zhiabaon dhe përmendi këtu telefonatat e takimet e shpeshta. Për të tre tema ka qenë mjaft të rëndësishme gjatë kësaj vizite: "Ne kemi biseduar krahas zhvillimit të marrëdhënieve tona ekonomike natyrisht edhe çështjen e mbrojtjes së pronës intelektuale, të cilësisë së produkteve si edhe temën e klimës."
Sipas raportimeve më të fundit për sulmet piraterike të ardhura nga Kina në kompjuterat e qeverisë gjermane si edhe mbi akuzat e spiunazhit industrial, kryeministri kinez premtoi përforcimin e hetimeve. Merkel lidhur me këtë theksoi: "Në një botë gjithnjë e më shumë në ndërthurje ne mund të sillemi në mënyrë konstruktive dhe të arsyeshme me njëri-tjetrin, vetëm po qe se do të respektojmë rregullat e përbashkëta të lojës."
Ven Zhiabao nga ana e tij tregoi mirëkuptim për për këtë problematikë: "Qëndrimi im për këtë problem është i njëjtë me atë të kancelares Merkel: mbrojtja e pronës intelektuale nuk është vetëm një temë e marrëdhënieve ndërshtetërore, ajo është temë e rëndësishme edhe për zhvillimin e Kinës."
Edhe në temën e mbrojtjes së klimës, pala kineze u tregua e hapur. Në Kinë njerëzit janë të vetëdijshëm për rreziqet e ndryshimit të klimës. Përmbytjet në jug dhe thatësiar në veri kërcënojnë vjeljet e vjeshtës. Madje po diskutohet zhvendosja e 200.000 banorëve të provincës së Ningksias, sepse për katër vjet me radhë në këtë rajon nuk ka rënë asnjë pikë shi. Megjitha Kina këmbëngul në parimin e përgjegjësisë së përbashkët dhe të diferencuar." tha kryeministri kinez, Zhiabao.
Kjo do të thotë që vendet e industrializuara duhet të jenë ato që dalin në ballë të kësaj sfide. Sipas Zhiabaos po qe se fjalët ndiqen pas nga veprat, atëherë Kina ka përpara një të ardhme të gjelbër.