Merkel shpreson në zgjidhjen e krizës për kushtetutën evropiane
14 Qershor 2007Reklamë
Berlin: Kancelarja gjermane Angela Merkel e sheh të mundur zgjidhjen e krizës për kushtetutën evropiane. Kështu u shpreh sot kristdemokratja në deklaratën e saj qeveritare në Bundestagun gjerman. Ajo megjithatë theksoi se shumë njerëz në 27 vendet anëtare të BE-së kanë frikë nga një 'supershtet evropian'. 'Me këtë mendohet shqetësimi nga një dobësim i panevojshëm i shteteve kombëtare. Kjo për faktin se ato janë për këta njerëz natyrisht vendlindje besnike dhe orientim i domsodoshëm. Me këtë mendohet edhe shqetësimi nga shumë rregulla burokratike në Bruksel, të cilat nuk përfillin sa duhet traditat tona. Ne të gjithë mendoj unë jemi konsultuar mirë që të marrim seriozisht këto shqetësime', tha Merkel.