Merkel përfundon vizitën në Kinë
29 Gusht 2007Reklamë
Me përurimin e një ndërtese shtesë të firmës gjermane "Siemens" në qytetin Nanjing kancelarja gjermane, Angela Merkel përfundoi viziten e saj në Kinë. Ajo tha pas vizitës, se vepra e Siemensit është e rëndësishme jo vetëm për zhvillimin e Kinës, por edhe të ekonomisë gjermane. Merkel vazhdoi udhëtimin në Japoni, ku do të takohet gjatë ditës me kryeministrin Shinzo Abe. Një nga temat kryesore do të jetë mbrojtja e klimës. Japonia merr nga Gjermania me ndërrimin e vitit kryesinë e shteteve të G 8-s. Merkel këmbëngul, që Japonia të vazhdojë projektet e nisura nga Gjermania për mbrojtjen e klimës. Ajo do të qëndrojë deri të premten në Japoni.