Merkel përfundon vizitat në vendet e Afrikës
7 Tetor 2007Reklamë
Në përfundim të vizitës së saj në Afrikë kancelarja gjermane Angela Merkel qëndroi në Liberi, ku u prit në aeropotin e kryeqytetit Monrovia prej presidentes së këtij vendi Ellen Xhonson-Sërlif. Për gjashtë orë Merkel viziton sot këtë vend të prekur nga lufta civile. Me këtë ajo synon t´i shprehë solidaritetin presidentes së këtij vendi afrikano-perëndimor, Ellen Xhonson-Sërlif. Ajo është e para kryetare shteti grua e zgjedhur në këtë kontinent. Të shtunën kancelarja në përfundim të turit në Afrikë vizitoi në Kejptaun të Afrikës së Jugut një projekt për mjesidin dhe një klinikë për fëmijët e sëmurë me sida.