Merkel: "Ne do të bëjmë gjithçka që të arrijmë një marrëveshje"
22 Qershor 2007Në darkën tradicionale në fillim të takimit kancelarja gjermane Merkel hodhi edhe një herë një vështrim të përgjithshem mbi pozicionet e shteteve anëtare.
Rezultate nuk priten
Faza vendimtare e takimit do të fillojë të premten në mesditë, ku do të shihet, nëse qeveria polake do të heqë dorë nga rezistenca kundër rregullit të ri për shumicën në votime.
Në fillim të takimit mbrëmë Merkel tregoi vendosmëri për t´u marrë vesh për paketen e reformave."Besoj se shumë njerez jo vetem në Evropë i kanë sytë te ne dhe qytetarët dhe qytetaret e Evropës presin, që ne të kujdesemi për atë që është me të vertetë e rëndësishme, me qëllim që të mos preokupohemi shumë gjatë për veten tonë. Dhe prandaj do të bëjmë gjithçka, që të arrijmë këtu një marrëveshje."
Kryetari i parlamentit evropian Hans Gert Pëttering i kundërshtoi si të pavenda shprehjet e kryeministrit polak Jaroslav Kacinksi, për luften e dytë boterore. "Shprehje të tilla me trishtojnë si gjerman, si evropian." tha Pëttering të enjten në mbrëmje. Ai tha se i duket e dhimbshme, që thënie të tilla përzihen me diskutimin për aftësinë vepruese të BE-së në të ardhmen. Kjo në një kohë, kur të gjitha qeveritë gjermane pas rënies së komunizmit kanë treguar një "vullnet jashtëzakonisht të mirë" ndaj Polonisë.
Kacinski kishte thënë të martën në radion shtetërore polake lidhur me grindjen për peshën e votave në BE se "Ne kërkojmë tani vetëm, që të na kthehet, ajo që na është marrë. Nëqoftëse Polonia nuk do ta kishte jetuar kohën nga 1939 deri 1945, atëherë sot do të ishte një vend me 66 milionë banorë."
Kjo shprehje shkaktoi shqetësime në Bruksel Kryeministri i Luxemburgut Jean Claude Juncker, e quajti atë të "të pandershme".
Polonia kercënon të verë veton në diskutimet për një marrëveshje të re për reformimin e BE-së. Qeveria polake kërkon një proporcion tjetër të votave ndryshe nga propozimi i presidencës gjermane të rradhës. Polonia e sheh peshën e saj të reduktuar nga shtetet e mëdha e sidomos nga Gjermania.